21,12,2024

Kosovari ndaloi për ta ndihmuar një njeri në rrugë, por i ndodhi më e keqja

Must Read

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në afërsi të Stacionit kryesor të trenit në Cyrih një shofer kishte pasur një avari me makinën e tij. Jetmir Idrizi, 20 vjeçar nga Bülachu, kishte ndalur makinën “Jaguar XF“ të babait dhe kishte dalë për të ndihmuar të aksidentuarin, shkruan 20minuten.ch.

Ai po provonte që të aktivizonte me një kabllo makinën që kishte pësuar avari. Aty kishte ardhur edhe një person tjetër i cili me një gjermanishte të çalë i kishte thënë se donte po ashtu të ndihmonte. Jetmiri e kishte refuzuar por ndërkaq personi në fjalë kishte hapur derën e jaguarit, kishte hipur në të dhe ia kishte mbathur transmeton Albinfo.ch. Jetmiri nuk kishte mundur të reagonte kështu që i mbeti vetëm ta ndiqte me shikim ndërsa kishte mbetur pa makinë dhe pa para, të cilat i kishte pasur në makinën tashmë të grabitur. „Për fat, personi që e kisha ndihmuar, më çoi deri në shtëpi me makinën e tij“.

Babai i tij nuk ishte hidhëruar për humbjen e makinës. „Ai ishte i lumtur që vetëm jaguari kishte humbur ndërsa mua nuk më kishte ndodhur asgjë“, thotë i riu.

Por edhe makina u gjet relativisht shpejt. Ajo ishte zbuluar në orën 9.23 në tunelin San-Bernardino, njofton Policia e Qytetit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Policët pastaj e kishin kapur vjedhësin, një shtetas maroken të moshës 39 vjeçare në Roveredo të Graubündenit. „Kemi pasur fat pasi që vetëm pak kilometra më tutje, makina do të ishte në Itali.

Jaguari që tashmë i është kthyer pronarit, kishte vetëm një gërvishtje dhe një pasqyrë të dëmtuar. « Shpresojmë se sigurimi e merr përsipër », thotë Jetmiri. Por, ndërsa makina është gjetur, nuk janë gjetur më shumë se 2000 frangat që ai i ka pasur në makinë. Është për të ardhur keq por në krahasim me Jaguarin që ka kushtuar disa dhjetëra mijë franga, kjo shumë e parave është e vogël, shprehet Jetmiri.
Ngjarja që i ka ndodhur nuk do ta ndalojë për të ndihmuar sërish njerëzit në nevojë në trafik, thotë Jetmiri. «Vetëm, herën tjetër mbase do të jem më i kujdesshëm. Por solidarizimi është gjë e mirë, mendoj unë»

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img