27,12,2024

Kosovarë, keni kujdes me telefon në veturë gjatë rrugëve të Shqipërisë – Ja sa gjobiteni

Must Read

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve, edhe me pasoja të rënda për jetën. Për këtë arsye, Policia Rrugore kërkon pesëfishimin e gjobës, pasi vlera aktuale është qesharake në raport me rrezikun që paraqet.
Aktualisht, vlera e gjobës për këtë shkelje varion nga 1.000 lekë deri 1.500 lekë. Por, në ndryshimet e reja që policia kërkon t’i bëhen Kodit Rrugor, kërkohet që kjo gjobë të kalojë në komision, me vlerë nga 5.000 deri në 15 mijë lekë, (afër 150 euro), e njëjta masë si për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Por, grupi i punës, i ngritur për ndryshimet e reja, sipas burimeve ka parashikuar edhe një masë tjetër plotësuese. Në rast se një drejtues mjeti do të gjobitet tri herë brenda një viti për përdorimin e celularit, atij do t’i pezullohet leja e drejtimit për 6 muaj.
Këto ndryshime kanë gjetur edhe mbështetjen e disa deputetëve, që pritet t’i propozojnë së shpejti Parlamentit shqyrtimin e Kodit Rrugor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img