Është rikthyer ndotja e ajrit në Prishtinë. Sipas ‘AirVisual’, Kosova vazhdon të prinë më cilësinë më të dobët të ajrit në botë, përcjell ORAinfo.
Kësisojë, Prishtina aktualisht gjenden në vendin e parë si qyteti me ajrin më të ndotur në botë.
Kujtojmë që ditë me parë Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në koordinim me Komunën e Prishtinës kishin ndërmarrë disa masa për përmirësimin e ajrit.
Njëra ndër masat ishte edhe ndalimi i vetura brenda qëndres së Prishtinës, si dhe mos lejimi i shitjes së thëngjillit i cili do të përdorej për ngrohje. Por kjo masë u ndërpre vetëm pas dy ditësh të hyrjes në fuqi të vendimit, pasi ajri ishte pastruar për shkak të reshjeve të shiut dhe erërave.
Nuk dihet nëse Ministria e Planifikimit Hapësinorë dhe Komuna e Prishtinës do ta kthejnë në fuqi vendimin që do të kontribuonte në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë. /ORAinfo/