22,12,2024

Kosova ua zgjat jetën targave ‘Proba’

Must Read

Tani fajin për aplikimin e këtyre targave nuk e ka Beogradi si rëndomtë, por autoritetet e Kosovës, të cilat dy muaj pas marrëveshjes nuk kanë letërngjitës për t’i vendosur në targa.

Në mungesë të letërngjitësit nuk po fillon zbatimi i Marrëveshjes Reciproke për Targat, e cila është arritur më 15 shtator dhe është dashur të hyjë në fuqi më 15 nëntor.

Në Prishtinë asnjëri institucion nuk e merr përgjegjësinë për këtë dështim.

Udhëheqësja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se kompetente për vendosjen dhe sigurimin e letërngjitësit është Ministra e Punëve të Brendshme. Mirëpo pavarësisht kësaj, përfaqësues të kësaj Ministrie nuk kanë ofruar sqarim lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë vlerësuar se marrëveshja në fjalë është e dëmshme për shtetin e Kosovës, pasi që, sipas tyre, Serbia është e vetmja që përfiton me anë të kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se qytetarët e Republikës së Kosovës janë ata që humbin më së shumti nga moszbatimi i marrëveshjes në fjalë./zeri.info/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img