26,12,2024

Kosova ua ndalon hyrjen personave që kanë letërnjoftime nga strukturat paralele serbe

Must Read

hhhh-780x439

Ministria për Dialog përmes një komunikate ka bërë të ditur se duke filluar nga data 18 prill 2016 nuk do të lejohet hyrje/dalja në Republikën e Kosovës për të gjithë personat që posedojnë lejet ilegale të njoftimit (ID kartat) të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, bëri me dije se pas shumë përpjekjesh në kuadër të dialogut të Brukselit që të ndalet dukuria e përdorimit të lejeve ilegale, ende ka raste kur ato shfaqen nga përdorues të ndryshëm.

“Në dhjetor të vitit të kaluar, kemi aplikuar masën e ndalesës për lejet ilegale dhe me kërkesën e Bashkimit Evropian kemi suspenduar këtë masë që t’i japim mundësi BE-së ta zgjidh këtë çështje. Në takimin për IBM në Bruksel, gjatë marsit të këtij viti, e kemi ngritur përsëri këtë shqetësim në Bruksel ku u morëm vesh se nëse vazhdojnë problemet, atëherë Qeveria e Kosovës do ta kthej në fuqi masën e ndalesës”, ka thënë Tahiri.

Ajo më tutje ka thënë se, “pavarësisht angazhimeve ndërmjetësuese të BE-së ky problem ka vazhduar, meqë ende ka raste të kësaj dukurie të përdorimit të lejeve ilegale nga persona të ndryshëm. Prandaj, që nga data 18 prill 2016 do të aplikohet masa e ndalesës për personat që tentojnë të hyjnë dhe dalin në Republikën e Kosovës me leje ilegale”.

Tahiri gjithashtu ka thënë se, “për këtë masë ndalesë jemi marrë vesh me BE-në si dhe paraprakisht e kemi njoftuar BE-në për vendimin dhe datën e rikthimit të masave ndaluese”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img