04,07,2025

Kosova shkak për përçarje politike në Serbi, Vuçiqin e akuzojnë për tradhti

Must Read

Madje Kosova është përmendur si shkak kryesor që Partia Demokratike e Serbisë ta prish koalicionin me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) në 14 komuna.

Lider i SNS-së aktualisht është vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kryetari i DSS-së, Milosh Jovanoviq ka akuzuar deri më tani partnerin e koalicionit për tradhti në lidhje me temën e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Dialogu i brendshëm për Kosovën ishte një farsë dhe e cila ka shërbyer për ta përgatitur terrenin për tradhtinë dhe humbjen  e Kosovës”, ka thënë Jovanoviq.

Ai madje përkujtoi deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili një herë pati deklaruar se “çdo serb e di që Kosova është e humbur”.

“Pse po fshehen dokumentet dhe deklarata që thonin Kosova është Serbi”, ishte pyetja që Jovanoviq ia drejtori presidentit të vendit.

Edhe në Kosovë partitë politike nuk po arrijnë një qëndrim të përbashkët për dialogun.

LDK-ja dhe Vetëvendosja po thonë se presidenti Thaçi nuk është njeriu i duhur për ta udhëhequr dialogun me shtetin serb.

Madje kohëve të fundit janë shtuar zërat për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim të territoreve. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img