Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të ketë mot jostabil, me stuhi shiu dhe rënie të temperaturave. Lokalisht priten edhe reshje të breshërit, derisa paralajmërohet edhe për përmbytje.
Mot mjaft i paqëndrueshëm po pritet të kemi gjatë javës vijuese. Që nga e hëna do të ketë kushte për zhvillime të stuhive mjaft intensive me shi, me mundësi edhe për breshër lokalisht. Reshjet e vrullshme që mund të bien vende-vende, edhe mund të sjellin deri tek përmbytje të shpejta.
Ditën e martë ka gjasa më të ulëta për shi, që shfaqen më shumë përreth viseve malore, raporton Express.
Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe ditëve të para të javës, megjithëse kohëpaskohe shkurtimisht mund të ketë rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare e të dobëta.
6.06 – Mot jostabil, kryesisht me vransira, ku priten zhvillime të stuhive me reshje intensive shiu, lokalisht edhe me breshër. Në mbrëmjes më freskët.
7.06 – Vransira e intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
8.06 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten zhvillime të stuhive me shi e breshër. Stuhi shiu pritet të zhvillohen edhe pasdite më vonë. Vende-vende reshjet do të jenë më intensive.
9.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe të reshura shiu herët në mëngjes. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.
10.06 – Kryesisht me vransira dhe më freskët, kohëpaskohe me reshje shiu. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.
Temperaturat pësojnë rënie, minimalet luhaten zbresin nga 18C në 14C, e maksimalet nga 28C e 29C, në 22C e 21C deri të enjten dhe premte.
Era fryn drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, vende-vende edhe me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me një rritje graduale në pjesën e dytë të javës.