10,12,2025

Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro

Must Read

Qeveria  Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarje të mjeteve financiare në shumën prej 100 mijë euro, për mbështetjen e Republikës së Kroacisë, pas tërmetit që ka goditur këtë vend.

Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, rreshtohet përkrah shteteve solidare të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti.

Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast shpreh zotimin dhe gatishmërinë që të ndihmojë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kroacisë në tejkalimin e situatës së rëndë me të cilën po përballen, pas tërmetit i cili ditë më parë goditi këtë vend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Olza Hashani, Mersud Bajrami dhe Riola Hysa fitues në Festivalin Folklorik të Këngës “Ferizaj 2025”

Salla e Teatrit “Adriana” mbrëmë ishte e mbushur përplot me artdashës nga mbarë trojet shqiptare, ku u zhvillua programi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img