10,09,2025

Kosova mëson afatin për liberalizimin e vizave gjatë qershorit

Must Read

Kosova pret që shumë shpejt ta marrë rekomandimin për liberalizim të vizave. Me këtë edhe do të mësohet data se kur qytetarët e Kosovës do të mundë të fillojnë të lëvizin pa viza në vendet e Zonës Shengen.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një intervistë për Top Channel ka thënë se pret që rekomandimi pozitiv për liberalizim të vizave të bëhet gjatë muajit qershor.

“Ne presim rekomandim pozitiv. Ne e meritojmë rekomandimin pozitiv për arsye se të gjitha kushtet të cilat kanë qenë të vëna për Kosovën, janë plotësuar. Keni parasysh Kosova është i vetmi vend pothuajse në Evropë qe 8 vjet që është pa liberalizimin e vizave. Në të njëjtën kohë Kosova i ka plotësuar kushtet mbi 30% më tepër se sa secili vend tjetër, i cili e gëzon këtë të drejtë, liberalizimin e vizave. Unë, tani nga fillimi i qershorit, do të kem një tur të vizitave në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, duke filluar nga Brukseli”.

Tutje, Veseli ka thënë se skepticizmi që ekziston brenda BE’së, assesi nuk duhet të ndëshkojë qytetarin e Kosovës.

“Përkatësisht në këto vende të cilat specifikisht kanë një rol apo mund të jenë pengesë në procesin e liberalizimit të vizave. Ne e meritojmë liberalizimin e vizave dhe në të njëjtën kohë unë e besoj shumë se skepticizmi i cili është brenda BE, nuk duhet as sesi ta ndëshkojë qytetarin e Kosovës, nuk duhet ta ndëshkojë Kosovën për arsye se në rrethanat në të cilat është aktualisht Kosova, kur ka bërë progres, i cili është për t’u shënuar kur ka plotësuar të gjitha kushtet, izolimi I qytetarëve i Kosovës si të vetmit qytetarë në Evropë, do të ishte një damkë, e cila më tepër do të ishte e dëmshme për vetë reputacionin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img