Sipas platformës Football Meets Data, Kombëtarja e Kosovës ka perspektiva optimiste për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet për herë të parë në tri vende – SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në gjysmëfinalen e play-off-it, Kosova do të ndeshet me Sllovakinë, ku parashikohet se ka 41% shanse për të kaluar këtë raund.
Në rast fitoreje, tri ditë më vonë, Kosova do të presë në Stadiumin “Fadil Vokrri” fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, ku parashikohet se ka rreth 20% shanse për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.
Football Meets Data vënë në dukje se shanset e Kosovës për t’u kualifikuar janë më të mira se të shumë kombëtareve të tjera evropiane, përfshirë Suedinë, Irlandën, Shqipërinë, Bosnjën, Rumani, Irlandën e Veriut dhe Maqedoninë e Veriut.
Këto kombëtare, përfshirë atë kuqezi që fillimisht luan me Poloninë, janë me gjasa më të ulëta se sa Dardanët.

