16,11,2024

KOSOVA ME DYSHTETËSI NË EDUKIM RREZIKON PAQEN NË EVROPË

Must Read

Sistemi paralel i arsimit serb në Kosovë sfidon Rendin Kushtetues

Ekzistimi i dy sistemeve paralele është pengesë për arritjen e një konsensusi, pa të cilin nuk do të jetë i mundur menaxhimi i ndryshimeve në arsim të cilat janë imediate dhe të domosdoshme për tejkalimin e problemeve të shumta në arsimin e Kosovës. Tejkalimi i këtij konflikti të bazuar në identitetin etnik është conditio sinë qua non për pajtimin etnik”.

Letra është e shkruar nga Z.Halim Hyseni – ish Drejtor i Entit Pedagogjik të Kosovës dhe autor i Projektit Shtëpi – Shkolla dhe nga Nehat Mustafa  – ish Zëvendësministeër i Arsimit.

Letër e hapur:

Z.Hashim Thaçi – President i Republikës së Kosovës

Z.Glauk Konjufca – Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Z.Ramush Haradinaj – Kryeminister në detyrë i Qeverisë së Kosovës dhe lider i AAK

Znj. Arta Rama – Hajrizi – Kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Z.Aleksander Lumezi – Kryeprokuror i Shtetit

Z. Albin Kurti – Kryetar i Lëvizjes Vetvendosje

Z.Kadri Veseli – Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Z.Isa Mustafa – Kryetar Lidhjes Demokratike të Kosovës

Z.Fatmir Limaj – Kryetar i Nismës Socialdemokrate

Deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha grupet parlamentare

Të nderuar,

Nxënësit dhe të rinjtë serbë, pa fajin e tyre, përmes kurrikulave shkollor të Republikës së Serbisë, teksteve shkollore, mjeteve mësimore, dokumentacionit pedagogjik, helmohen me urrejtje dhe të pavërteta për realitetin faktik në Kosovë, duke bërë propagandë të hapur, të përditshme, legale por jo legjitime kundër Kosovës, popullit shqiptar dhe të qytetarëve tjerë të Kosovës, edhe pse kjo propagandë publike politike është bërë dhe sot bëhet me leje në heshtje të organeve ligjzbatuese të UNMIK-ut, EULEKS-it, institucioneve të Republikës së Kosovës e që është në kundërshtim të plotë me ligjet e Kosovës të miratuara që në kohën kur Kosova është administruar nga OKB-ja dhe organet vetëqeverisëse të përkohshme të Kosovës, të formuara me Kornizën Kushtetuese Vetëqeverisëse të Përkohshme të Kosovës të vitit 2001.

Tatëpjeta 20 vjeçare tragjike e arsimit të Kosovës

Nga viti në vit, duke filluar nga viti 2000 e deri me sot, Sistemi i Edukimit dhe i Arsimit të Kosovës, nuk ka arritur të gjejë rrugën e përshpejtuar të avancimit dhe të përparimit, në mënyrë që të shkëputet nga gjendja tepër e rëndë e dy dekadave të shekullit XX. Për fat të keq të qytetarëve të Kosovës, si atëherë edhe tani, Kosova i ka dy sisteme edukative arsimore të bazuara në identitete konfliktuale etnike: atë të Kosovës, të cilin e pranojnë qytetarët e bashkësive etnike shqiptare, boshnjake ( me përjashtime ), turke, kroate, ashkalinjve, romëve dhe të egjiptianëve që jetojnë në komunat me shumicë të këtyre komuniteteve (në të cilin sistem mësimi zhvillohen në gjuhën shqipe, boshnjake, turke, kroate e rome) dhe atë serb, i cili është zhvilluar dhe zhvillohet në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 1999, Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme të Kosovës të datës 15 maj 2001( neni 1.1 dhe 1.2…) si dhe me Kushtetutën dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008. Paralelisht me sistemin e edukimit dhe të arsimit të Kosovës, në Kosovë zhvillohet edhe sistemi i edukimit dhe arsimit i Republikës së Serbisë, në të cilin sistem mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën serbe bazuar në Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet e saj. Procesi i edukimit dhe arsimit sipas sistemit të Republikës së Serbisë zhvillohet vetëm në gjuhën serbe dhe ate në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Në këto komuna, mësimin në gjuhën serbe e zhvillojnë pjesërisht edhe nxënësit e komuniteteve: romë, egjiptianë dhe ashkalinjë. Në komunën e Dragashit, një pjesë e komunitetit goran, po ashtu, mësimin e kanë zhvilluar dhe e zhvillojnë në gjuhën serbe sipas sietmit të Republikës së Serbisë e që është në kundërshtim me Rezolutën 1244, Kornizën Kushtetuese Vetëqeverisëse të Përkohshme të Kosovës, Kushtetutën dhe ligj e Republikës së Kosovës . Nxënësit dhe të rinjtë serbë, pa fajin e tyre, përmes kurrikulave shkollor të Republikës së Serbisë, teksteve shkollore, mjeteve mësimore, dokumentacioni pedagogjik, helmohen me urrejtje dhe të pavërteta për realitetin faktik në Kosovë, duke bërë propagandë të hapur, të përditshme, legale por jo legjitime kundër Kosovës, popullit shqiptar dhe të qytetarëve tjerë të Kosovës, edhe pse kjo propagandë publike politike është bërë dhe bëhet edhe sot bëhet me leje në heshtje të organeve ligjzbatuese të UNMIK-ut, EULEKS-it dhe të Kosovës e që është në kundërshtim të plot me ligjet e Kosovës të miratuara që në kohën kur Kosova është administruar nga OKB-ja dhe organet vetëqeverisëse të përkohshme të Kosovës, të formuara me Kornizën Kushtetuese Vetëqeverisëse të Përkohshme të Kosovës të vitit 2001. Në Ligjin Nr. 02/L -67 Për Botimin e Teksteve Shkollore, Mjeteve Mësimore dhe të Dokumentacioni Pedagogjik i miratuar në vitin 2007, i hartuar bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001, në paragrafin 3.2. në mënyrë decidive thuhet: ”Nuk lejohen tekste shkollore, mjete mësimore, lektyra shkollore dhe dokumentacioni pedagogjik që bëjnë propagandë kundër Kosovës, që cenojnë të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore dhe që nxisin urrejtje politike, nacionale dhe fetare” ( Shih më shumë: Halim Hyseni (2018) Drejtorët shpëtimtarët e kombit. 66 leksione të dyta për formimin e drejtorëve me profil të shekullit XXI. Strategji postmoderne. Libri IV, f.168-181)

Përvojat e tmerrshme, tragjike të dy dekadave të fundit të shekullit XX, sikur nuk kanë pasur aspak ndikim pozitiv në luftimin e pabarazisë ndërmjet njerëzve me prejardhje të ndryshme, për luftimin e keqpërdorimit të edukimit dhe të arsimit për qëllime politike. Nuk po kuptohet as në Kosovë, as në rajon dhe që është shumë me keq dhe tragjike as në vende evropiane e më gjerë se: “ … cenimi i barazisë nacionale drejtpërdrejtë shpie drejt konflikteve të bazuara në identitetin etnik dhe që përfundojnë në konflikte të armatosura” ( Halim Hyseni /2003/ Të drejtat e fëmijëve në sytë e nxënësve kosovarë, Prishtinë, KEC, f.25.)

Këto dy sisteme të bazuara në identitete etnike herët apo vonë do të shndërrohen në një konflikt të armatosur, ashtu siç dëshmojnë dhe argumentojnë studime e Stavenhgenit (1994); të Garë & James (1996) të cilët kanë vërtetuar se në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar ka pasur rreth 50 konflikte të armatosura të bazuar në identitete etnike ( përfshirë këtu edhe luftërat në ish- Jugosllavinë 1991 -1999). Në raportin e vetë, G. Michel konfirmon se në mbarë botën mbi 2.000.000 fëmijë kanë vdekur në konfliktet e armatosura, natyrisht ndërmjet grupeve etnike, gjatë viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar dhe 6.000.000, janë plagosur rëndë ose kanë mbetur përgjithmonë të paaftë ( Stavenhagen, 1997) Etniciteti dhe konfliktet, roli i edukimit; UNICEF, mat. i shumëzuar). Sipas studimeve më të reja, të konfirmuara dhe të vërtetuara forcat e armatosura serbe janë përgjegjëse për vrasjen e 1.397 fëmijëve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Veprimi paralel i dy sistemeve arsimore për 20 vite ka krijuar probleme jashtëzakonisht të mëdha sepse janë instaluar dhe institucionalizuar dy forma drastike të shkeljes së drejtave të njeriut që janë: diskriminimi racor dhe aparteidi gjeografik. Kosova është i vetmi vend në Evropë e më gjerë, ku diskriminimi dhe aparteidi gjeografik në përgjithësi, dhe në arsim në veçanti, veprojnë në mënyrë legale dhe jolegjitime. Zbardhja e anatomisë dhe të etiologjisë të këtyre dy fenomeneve paradoksale, është komplekse dhe kërkon shumë kohë dhe shumë hapësirë. Po ndalemi këtu tek dy faktorë në pamje të parë kundërthënëse, por realisht komplementare që shkojnë në favor të Republikës së Serbisë dhe në dëm të funksionimit dhe të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësisht nga prejardhja etnike, racore, fetare, gjinore, gjuhësore shtresa sociale, etj.:

  • Financimi i organeve paralele të Serbisë nga buxheti i Kosovës është financim

për vetëzhdukjen e pavarësisë së Kosovës!

Përpjekja e parreshtur e Republikës Serbisë për ta krijuar Serbinë e Madhe duke e shndërruar Kosovën në një territor që i ngjason një lëkurë të leopardit me bashkësi të vogla te shteteve serbe, apo një Bashkësi të Komunave me shumicë serbe që do ishte një modalitet plotësisht i njëjtë me Republikën Serbe, por vetëm që nuk do ta kishte atë emërtim. Kjo ide buron nga Memorandumi i vitit 1986, mbi bazën e të cilit Serbia kreu gjenocid në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci në periudhën 1990 – 2000, si dhe është shprehur qartë me 25 projekte të cilat i ka hartuar Serbia, nga viti 1991 deri në vitin 2019. Ideja ka filluar me krijimin e Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi, themelimi i së cilës nuk u kundërshtua me ndonjë vendosmëri të madhe në Kosovës, duke nënkuptuar nënvlerësimin e pasojave afatgjate që do të sillte ky veprim dinak i qeverisë serbe. Qellimin e qartë për ndarje të Kosovës sipas masës dhe interesit të Serbisë së Madhe e kanë shprehur Vojsillav Koshtunica dhe Aleksandër Vuçiq të cilit kanë deklaruar se shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë bashkë, por mund të jetojnë afër njeri tjetrit ( territoret e banuar me shumicë serbe t’i bashkëngjiten Serbisë, ndërsa territore me shumice shqiptare të fitojnë një autonomi që është më shumë se autonomi e me pak se pavarësi ( në rastin më të mirë kjo autonomi e shqiptarëve do të mbikëqyrej nga faktori ndërkombëtar, dhe në rastin më te keq këtë do ta bënte ushtria e Republikës së Serbisë).

  • Institucionalizimi i diskriminimit racor dhe aparteidi gjeografik në Kosovë – Kosova rast unik për të keq në botë!

Faktori i dytë i cili ka ndikuar që Serbia nëpërmjet Qendrës Koordinuese t’i formojë organet paralele (ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244) ishte atavizmi apo trashëgimia fatale e interesave egoiste të skenës politike shqiptare. Një unitet më i madh politik në skenën politike shqiptare, sigurisht që do ti forconte pozicionet shtetërore karshi faktorit ndërkombëtar dhe jo vetëm që mbase do të kishim një sistem të integruar të edukimit dhe të arsimit, por jemi të bindur që edhe proceset integruese dhe të anëtarësimit në organizma ndërkombëtar do të ishte më i suksesshëm. Derisa Serbia i fuqizonte organe paralele, pala shqiptare e shpërndarë dhe me qasje reaktive, jo qe nuk insistoi ne luftimin e organeve paralele, por Kosova paradoksalisht filloi edhe t’i mbështes , siç është duke i mbështetur edhe sot me mjete financiare nga buxheti i Republikës së Kosovës. Me forcimin e organeve paralele siç ishin Rojet e të Urës në veriun e Mitrovicës, moslejimin e qasjes së organeve të Kosovës në objekte arsimore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhen serbe në Kosovë, si në dekadën e fundit të shekullit XX, ashtu edhe në dy dekadat e para te shekullit XXI, u instalua aparteidi gjeografik i cili tani nuk ekziston, as në Afrike e lëre më në Evropë. Institucionet shtetërore të Kosovës kanë lejuar institucionalizimin e diskriminit racor dhe aparteidin gjeografik e etnik në edukim duke u bërë favore financiare punëtorëve serb në arsim të cilit tani marrin paga me të larta se shumicë punëtorëve të tjerë në arsimin e Kosovës të cilit mësimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe, boshnjake, turke dhe kroate ( diskriminohen 95% e popullsisë së Kosovës dhe favorizohet etnia prej 5 %). Ky diskriminim racor, segregacion dhe aparteid etnik dhe gjeografik, deri më 17 shkurt 2008, kur është bërë shpallja e Pavarësisë së Kosovës është berë me indolencën dhe veprimet e papërgjegjshme dhe tendencioze të faktorit ndërkombëtar, e të pa kundërshtuar në formë të prerë nga faktori politik dhe qeverisës vendor. Me këtë heshtje ( pajtim) të arsyetuar me kategorinë humane “diskriminimi pozitiv”, politikëbërja kosovare tregoi mungesë të kompetencave profesionale nga fusha e edukimit dhe e arsimit. Punëtorët serb jo vetëm që paguhen nga buxheti i Kosovës, por ata janë totalisht autonom dhe veprojnë realisht dhe objektivisht si shtet në shtet, që për qëllim kanë zhbërjen e pavarësisë së Kosovës. Në këtë aspekt, Kosova par exelence është rasti unik në botë.

Arsimi i Kosovës peng i Qeverisë së Serbisë!

Këto ditë u bë publike se Ministria e Arsimit ka paguar 32 punëtorë serbe të cilit asnjëherë nuk kanë qenë në punë. Për vite të tëra punëtorët arsimor të shkollave në gjuhën serbe në Kosovë edhe pse nuk e pranonin Pavarësinë e Kosovës dhe insitucionet qeverisëse të saj, ata vazhdonin të kërkonin pagat nga buxheti i Kosovës. Nga ky buxhet përfitonte pagë edhe gruaja e ish ministrit të Ministrisë për Kosovë në Qeverin e Serbisë dhe familjarët e shumë e shumë politikanëve të tjerë serb që nuk e pranonin e nuk e pranojnë ende shtetësinë e Republikës së Kosovës. Në muajin qershor 2019 , ministri i MASHT te Republikës së Kosovës kishte marr pjesë në Beograd në një konferencë ndërkombëtare, në të cilën lavdëroi aq shumë gjendjen e arsimit në Kosovë, aq sa vendet tjera do të duhej t’ia kishin lakmi. Ndërsa , ka më shumë se katër vite që Qeveria e Kosovës nuk mund ta procedojë Draftligjin për Arsimin e Lartë. Nga ajo që kemi lexuar, Ky minister, nga frika, mosdija apo kalkulimi politik , me asnjë fjalë nuk e përmendi atakun shtetëror të Serbisë mbi shtetin e Kosovës në fushën e arsimit edhe pse për këtë ishte i thirrun nga pozicioni që kishte.

Faktet flasin që ka mësimdhënës serb të cilët janë në gjendje të pranojnë realitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, kur kjo me vendosmëri kërkohet nga institucioent përgjegjëse zbatuese të poltikave institucionale. Psh: në vitin 2010 një grup mësimdhënësish serb pjesëmarrës të një projekti disa mujor mbi multikulturalizmin të organizuara nga MASHT dhe Këshilli i Evropës, pranuan të merrnin certifikatat me logon e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të nënshkruara nga njëri prej autorëve të kësaj letre si përfaqësues institucional. Gjithashtu , mësimdhënës serb kanë pranuar që të bëhen pjesë e trajnimeve të të financuara nga Banka Botërore e të menaxhauar nga MASHT. Pra, përkundër vullnetit të shumë mësimdhënsve serb që të bëhen pjesë e proceseve edukative dhe arsimore të Republikës së Kosovës, këta sikurse gjithë popullata serbe e Kosovës hezitojnë në këtë për shkak të presionit të madh që Qeveria e Serbisë e ndërtuar mbi premisa të ultranacionalizmit e ushtron mbi këta qytetar, çoftë përmes përmes financave apo edhe përmes strukturave kriminale të ngritura pothuaj në çdo lokalitet ku jeton popullsia serbe.

Rasti i humbur

Bllokimi i draftligjit nga partia serbe “Srpka” , tanimë nuk do ta kishte rëndësinë që ka, sikur qeveritë e pasluftës ( të kohës së UNMIK-ut) të kërkonin me ngulm respektimin e dokumenteve juridike të kohës. Pra, që atëhere u tërhoqën nga insistimi për tu respektuar Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjes së Përkohshme të Kosovës, të cilat dokumente administrata ndërkombëtare i zbatonte në mënyrë parciale e sipas interesit kryesisht të strukturave paralele serbe. Jo vetëm atëhere, por fatkeqësia qëndron në faktin se edhe tani pas pothuaj 20 viteve ende nuk është duke u kuptuar rëndësia e sistemit të dyfisht arsimor në Kosovë. Për fat të keq, as debati i zhvilluar në Kuvendin e Kosovës në qershor të vitit 2019, nuk u mor më këtë aspekt fatal të funksionimit të dy sistemeve arsimore të bazuara në identitete etnike, funksionimi i mëtejmë i të cilit detyrimisht do të çon në konflikt të armatosur me çka rrezikohet paqja jo vetëm në rajon por edhe ne Evropë e më gjerë. Pa integrimin e mësimit në gjuhen serbe në sistemin e integruar të edukimit dhe të arsimit të Kosovës, konform dhe Ligjit për Arsim në Komuna të Republikës së Kosovës , në të cilin të gjithë fëmijët, nxënësit dhe studentët serb te Kosovës do t’i realizojnë të gjitha të drejta e tyre kolektive, duke i përfshire edhe ato etnike, sistemi i edukimit dhe i arsimit i Kosovës, në veçanti, dhe Kosova në përgjithësi, nuk do të jetë shtet funksional, e as ne Kosovë, rajon dhe Evropë, nuk do te këtë paqe pozitive, të qëndrueshme dhe përparimtare.

Përkundër që dihen me emër dhe mbiemër të gjithë zyrtarët serb që mbajnë gjallë sistemin paralel të arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe me planrpgrame te Serbisë, ende nuk kemi parë ndonjë veprim të Prokurorisë së Shtetit edhe pse shtetësia e Kosovës dhe ligjeve të saja sfidohen haptazi dhe jo larg zyrave të tyre.

Dy sisteme edukative bazuar në identitetete etnike konfliktuale mund të jenë Casusbelli për një konflikt të ri

Integrimi i sistemit të edukimit dhe të arsimit në gjuhën serbe në sistemin e integruruar ( lexo jo të unifikuar) të Kosovës është conditio sine qua non për paqen në rajon e më gjerë. Ky paralajmërim në dukje të parë mund të kuptohet i vonur, por e vërteta qëndron se paralajmërime të tilla janë bërë në vazhdimësi nga njohës të arsimit , duke përfshirë dhe autorët e kësaj letre, por të cilat fatkeqësisht, pothuaj asnjëher nuk janë marr seriozisht në trajtimin e kësaj teme nga ana e institucioneve shtetërore.

Integrimi i arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe në kuadër të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës është mëse i domosdoshëm dhe me parametra vital për të ardhmen e vendit tonë. Kjo për faktin se politikat hegjemoniste të Serbisë kundër popullatës shqiptare në përgjithësis dhe Rendit Kushtetutes në Kosovë ne veçanti, kryesisht janë zbatuar përmes sistemit të arsimit dhe edukimit. Prandaj , ka shumë arsye dhe argumente pse institucionet shtetërore të Kosovës , duke përfshirë dhe forcat politike duhet të krijojnë një strategji të përbashkët shtetërore për ta zgjidhur një herë e përgjithmonë këtë problem:

E para, pa këtë integrim, nuk mund të këtë pajtim etnik, andaj organet e Kosovës duhet të zhvillojnë një dialog të sinqertë, human me bashkësinë etnike serbe, duke ua garantuar të gjitha drejtat, si edhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Kosovës;

E dyta, pa integrimin e sistemit të edukimit dhe të arsimit në gjuhën serbe nuk mund të ketë siguri në Kosovës, sepse mësimdhënësit serbë, bazuar nga përvojat e shumta në bashkëpunimim me klerikët ortodoksë serbë kanë qenë bartësit kryesore të kleronacionalizmit dhe të urrejtjes patologjike ndaj shqiptarëve, pasojat e të cilave kombi shqiptare i ka përjetuar dhjetë here nga viti 1800 deri në shkurt të vitit 2000;

E treta, Serbia gjatë gjithë kohës nga themelimi i Akademisë Serbe të Shekncave dhe të Artit e themeluar më 19 nëntor 1841 edukimin dhe arsimin e kanë keqpërdor për qëllime ekspansioniste, përkatësisht për Krijimin e Serbisë së Madhe;

E katërta, Kosova edhe pse nga aspekti demografik është shteti me homogjen në Evropë, me Kushtetutën e Kosovës është shpallur shtet multietnik, andaj nuk ka asnjë mundësi as teorike dhe as praktike që të ketë ndarje në vija etnike, e as të ketë sistem arsimor dyshtetëror.

Të nderuar,

Funksionimi i sistemit paralel të arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe është atakimi më i rëndë që i bëhet shtetësisë së Kosovës nga ana e Srbisë, duke instrumentalizuar fëmijët dhe mësimdhënësit serb shtetas të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2010 është bërë një përpjekje serioze për tu zgjidhur ky problem, respektivisht për integrimin e arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe në kuadër të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës. Në nenin 12, të Ligjit nr. 03/L-068, për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nëPikën 12.1 thuhet: “Komunat kanë kompetenca për krijimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve edukativo-arsimore në gjuhën serbe”.

Ndërsa , neni 12 , pika 12.2përcakton mënyrën e përdorimit të planprogrameve dhe teksteve shkollore: “Shkollat të cilat japin mësim në gjuhën serbe mund të përdorin plan-programe apo tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, pas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës”.

Po ky nen saktëson format e procedimit për përdorimin e këtyre planprogrameve dhe teksteve shkollore. Në rast të kontestit mes shkollave me mësim në gjuhën serbe në njërën anë dhe MASHT-it në anën tjetër , ligji parashihte që çështja ti kalonte“ Komisionit të Pavarur për shqyrtimin e kurrikulave dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe “ ( neni 13), komision ky i cili duhej të siguronte që planprogrami apo libri shkollor në fjalë ishte në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.Vet përbërja e Komisionit prej shtatë (7) anëtarësh tregonte trajtimin e drejtë gjatë shqyrtimit të atyre materialeve: tre (3) përfaqësues nga MASHT-i; tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të cilët mbajnë ulëset e garantuara për komunitetin serb të Kosovës; dhe një (1) anëtar ndërkombëtar.

PërfundimNë vitin 2010,“ Komisioni I Pavarur për shqyrtimin e kurrikulave dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe “ shqyrtoi kurrikulat, tekstet shkollore dhe materialet tjera mesimore në gjuhën serbe , duke përgatitur një raport të detajuar i cili u publikua ( https://masht.rks-gov.net/article/prezantohet-raporti-per-rishikimin-e-kurrikulumit-dhe-materialeve-mesimore-ne-gjuhen-serbe) nga udhëheqësi I Komisionit Prof.dr. Radivoje Manqiq, Z.Enver Hoxhaj – ish minister i MASHT dhe Z,Pieter Feith ( Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar). Për dijenin e juaj, po ju kujtojmë që KOMISIONI ndër të tjera konstatoi:

a) dallime strukturore në sistemin arsimor të dy shteteve ( Kosova ka systemin 5+4 + 3, kurse Serbia ka systemin 4 +4+4) dhe

b) dallime të kurrikulave ekzistuese, duke përfshirë dhe lëndën e edukatës fetare e cila ishte pjesë e kurrikulave serbe .

Tekstet shkollore në gjuhën serbe ishin të stërmbushura me urrejtje nacionale kundër shqiptarëve, krejtësisht të bazuara në të pavërteta shkencore. Komisioni evidentoi shkelje të rënda të Rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës. Për një kohë, anëtar I Komisionit të Pavarur ka qene edhe Dr. Ivan Çukalloviq , më vonë edhe anëtar I Gjykatës Kushtetuese dhe I cili mund ta argumentoj më së miri se sa rënd cënohet Rendi Kushtetues i Republikës së Kosovës në kurrikulat, tekstet shkollore dhe materialet që përdorën nga të rinjët serb në shkollat me mësim në gjuhën serbe në Republikën e Kosovës. Për të qenë paradoski më I madh, me të pavërteta shkencore, urrejtje e fyerje ndaj shqiptarëve janë të ngarkuara edhe tekstet e matematikës, informatikës, arsimit professional , etj,, e të mos flasim pastaj për tekstet e historisë, gjuhës, muzikës, artit, edukatës qytetare , gjeografisë, etj..

Të nderuar,

Përkundër që kanë kaluar me shumë se 9 vite nga publikimi I këtij raporti, deri më tani pothuaj nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga institucionet relevante për ta ndalur njeherë e përgjithmonë këtë keqpërdorim të tolerances që u bëhet shkollave në gjuhën serbe, prapa së cilave qëndron fuqishëm qeveria serbe.

Rendi Kushtetues po vazhdon të cenohet rëndë. Serbia po vepron si e pavarur në Kosovë përmes sistemit paralel të arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe. Respektimi i kushtetutës dhe ligjeve në fuqi duhet të garantohet nga Presidenti, Kuvendi I Republikës, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Shtetit dhe agjencionet ligjzbatuese. Jemi të vetëdijshëm që të gjithë Ju I dini këto, por pavarësisht prej kësaj NE ju bëjmë ftesë publike të gjithë juve që pavarësisht bindjeve të juaja politike , të veproni bashkarisht dhe me vendosmëri në luftimin e kësaj të keqeje që po konteston çdo ditë e më shumë shtetësinë e Republikës së Kosovës. Mosverprimi në parandalimin dhe ndalimin e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi konsiderohet bashkfajësi. Nuk mund të ketë pajtim etnik përderisa lejohet me vetëdije funksionimi paralet i arsimit dhe edikumit në gjuhën serbe conform ligjeve dhe planprogrameve të Serbisë, arsim dhe edukim ky I stërmbushur me urrejtje etnike ndaj shqiptarëve. Ndalimi I sistemit paralel të Serbisë në Republikën e Kosovës, përveç që është obligim ligjor e kushtetues, në të njejtën kohë është edhe veprim human sepse çliron të rinjët serb qytetar të Republikës së Kosovës nga urrejtja patologjike ndaj popullsisë shumicë në Kosovë.

Me respkt,

Halim Hyseni – Ish drejtor i Entit Pedagogjik të Kosovës

Nehat Mustafa – Ish Zëvendësminister i Arsimit

Prishtinë, Janar 2020

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img