30,10,2024

Kosova më afër anëtarësimit në UEFA dhe FIFA

Must Read

img-4791

Vizita e sotme e zyrtarëve të dy organizatave më të mëdha të futbollit UEFA dhe FIFA, i kanë shtuar shpresat futbollit të Kosovës për anëtarësim në këto dy organizata.

Këto dy organizata kanë formuar një komision AD HOC dhe po qëndrojnë sot në Kosovë për të parë nga afër aplikacionin për anëtarësim.

Sipas zyrtarëve të FFK-së, ky komision ka kompetenca ekzekutive dhe pas vizitës në Kosovë do t’i raportoj direkt kongresit të këtyre organizatave për të gjeturat në teren.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu, u ndie krenar që dora e parë e këtyre organizatave po e sheh se cilat janë dhe a është realist ai aplikacion që ka bërë Kosova.

Salihu: Komisioni është këtu për të parë sa realist jemi

“Falë vullnetit të mirë dhe përjashtimit që kanë bërë është formua kjo BYRO, komision AD HOC që përbëhet nga niveli më i lartë zotëri Senesh Ezrik që është kryetar i asociacionit të federatave sportive botërore, Piter Gillerom është nën kryetarë i UEFA dhe F IFA-s, është Nicola Luca administratorë i shërbimeve ligjore dhe Thierre Favre nga UEFA. Ky komision ka ardhë këtu për të evalu aplikacionin tonë. Domethënë që nga dora e parë me pa se cilat janë dhe a është realist ai aplikacioni që e kemi bërë”, tha ai.

Pas takimit që zhvilloi FFK me zyrtarët e UEFA-s dhe FIFA-s, kanë marrë opinione se aplikacioni ka qenë i shkëlqyer , prandaj edhe është iniciuar një vizitë e tillë.

Por problem sipas Salihut po del të jetë infrastruktura.

Salihu: Infrastruktura është kushti i domosdoshëm

“Mund të them lirisht se thanë se aplikacioni ka qenë i shkëlqyer, ka qenë realist dhe për këtë arsye kemi aranzhua edhe takime me kreun më të lartë, prej presidentit, kryeministrit dhe ministrit për sport për të shtyre dhe njoftuar se infrastruktura është momenti më i keq ku çalon Federata e Futbollit të Kosovës dhe do të kërkojmë përkrahje të ndihmohet Federata e Futbollit sidomos rreth këtyre dy stadiumeve që janë në proces e sipër dhe për ta ishte shumë me rëndësi stadiumi nacional me infrastrukturë përcjellëse sepse është një kusht i domosdoshëm në gjitha regjionet e botës”, tha Salihu.

Pas këtij takimi, zyrtarët nga UEFA dhe FIFA kanë zhvilluar takim me kryeministrin Mustafa, ndërsa, gjatë ditës do të vizitojnë edhe stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë dhe stadiumin e Prishtinës./kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img