27,12,2024

Kosova mbyllë pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë

Must Read

Kosova ka mbyllur përkohësisht dy pikat kufitare në veri të vendit.

Policia njoftoi se pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë janë mbyllur për kalim të udhëtarëve.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, deklaron policia.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në komunikatë.

Në njoftimin zyrtar të policisë nuk janë përmendur barikadat e vendosura nga serbët lokalë në magjistralet Mitrovicë- Jarinjë e Mitrovicë- Bërnjak.

Policia e Kosovës vendos patrulla në veri, për të garantuar siguri

Policia e Kosovës është duke monitoruar situatën në veri të vendit.

Kjo pasi në orën 18:00, në Mitrovicën e Veriut është lëshuar alarmi.

Pas kësaj, serbët lokalë kanë bllokuar me kamionë të mbushur me zhavor dhe maune, magjistralet Mitrovicë -Bërnjak dhe Mitrovicë- Jarinjë.

Në magjistralen Mitrovicë- Bërnjak, barrikada është vendosur në fshatin Zupç të Zubin Potokut.

Policia e Kosovës është larg saj disa kilometra. Megjithatë, burime të RTK-së kanë konfirmuar se një autoblindë e policisë ka mbetur përtej barrikadës dhe në orët në vazhdim pritet të kuptohet se si do të veprohet.

Ndërkohë, në magjistralen Mitrovicë- Jarinjë, barrikada është vendosur në fshatin Rudare dhe jozyrtarisht mësohet se serbët lokalë kanë vendosur maska që të mos identifikohen.

Në anën tjetër, në Rashkë të Serbisë, ka nisur takimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ky takim po mbahet vetëm pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit, ku qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi.

Disa orë para reciprocitetit, serbët rikthejnë barrikadat

Vetëm disa orë para se të fillojë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat dhe masën e reciprocitetit për hyrje në Kosovë të shtetasve të Serbisë, në rrugët veri të vendit kanë nisur të rishfaqen barrikadat.

RTK ka siguruar fotografi nga magjistralja Mitrovicë-Bërnjak, ku shihen kamionë të vendosur në mes të rrugës.

Një mënyrë të tillë të bllokimit të rrugëve, serbët lokalë e kanë përdorur edhe bë shtator të vitit të kaluar kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë, masë kjo e cila vazhdon duke i mbuluar simbolet shtetërore me stikersa.

Përndryshe, nga sonte në mesnatë, çdo serbi që hyn në Kosovë, do t’i jepet një letër me vlefshmëri prej tre muajsh.

Gjithashtu serbët kanë dy muj afat që targat e vjetra t’i konvertojnë në ato RKS.

Zyrtarët e Serbisë kanë paralajmëruar për mundësi të tensionimit të situatës kurse ata të Kosovës kanë sqaruar se është thjesht çështje ligjshmërie./RTK

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img