Kosova Finance Forum 2026: Nga një platformë rajonale drejt një forumi financiar me impakt global

Share

Nën temën e sivjetshme “Ndërtimi i besimit në tregjet financiare të Ballkanit Perëndimor”, Kosova Finance Forum 2026 do të mbledhë në Prishtinë me 27 dhe 28 prill përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, politikëbërës, investitorë dhe ekspertë të ekonomisë për të diskutuar zhvillimin e tregjeve financiare dhe mundësitë e mobilizimit të kapitalit në Ballkanin Perëndimor.

Pas edicionit të parë,forumi po zgjerohet përtej dimensionit rajonal duke përfshirë gjithnjë e më shumë akterë globalë të financave dhe mediave ekonomike.

Në mesin e folësve kryesorë të këtij viti do të jenë Marcelo Castellanos, udhëheqës i lartë për Evropën Juglindore nga IFC dhe Charlotte Ruhe nga European Bank for Reconstruction and Development. Ndërkohë, paneli mbi mobilizimin e kapitalit për rritje të qëndrueshme do të përfshijë ekspertë si Kristina Kanapinskaite udhëheqëse e divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Sebastian Sosa nga International Monetary Fund, të cilët do të diskutojnë rolin e institucioneve financiare ndërkombëtare në zhvillimin e rajonit.

Në forum do të marrin pjesë edhe gazetarë ekonomikë me renome botërore, duke sjellë perspektivën e mediave ndërkombëtare mbi zhvillimet ekonomike në Evropë dhënë tregjet në zhvillim. Me pjesëmarrjen e institucioneve dhe ekspertëve nga skena globale financiare, Kosova Finance Forum po konsolidohet si një platformë që lidh diskutimet rajonale me agjendën më të gjerë ndërkombëtare të financave dhe investimeve.

Kosova Finance Forum është pjesë e platformës më të madhe për biznes; Kosova Business Forum, ku mund t’i ndiqni në rrjete sociale për informacione të përditësuara.

Qasja në Kosova Finance Forum 2026 realizohet përmes biletave të cilat mund t’isiguroni përmes emailit: info@chesterproduction.com.

Të ngjashme: