11,09,2025

Kosova e mbushur me para të falsifikuara

Must Read

Pothuajse çdo ditë në raportin 24 orësh të policisë, raportohet për para të dyshuara si false e që kryesisht janë 50 dhe 100 euro, raporton KTV.

Lidhur me këto raste, Policia ka arrestuar 18 persona.

Policia e Kosovës ka thënë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, janë raportuar 119 raste të “Falsifikimit të parasë”. Si rezultat i punës dhe angazhimeve të Policisë së Kosovës, lidhur me këto raste janë arrestuar 18 persona, ndërsa janë konfiskuar para të dyshuara si të falsifikuara si në vijim: 199 x 50 euro, 44 x 100 euro, 2 x 500 euro.

Në Bankën Qendrore gjatë vitit 2016 janë konfiskuar 824 kartëmonedha të falsifikuara, prej të cilave 429 ishin 50 euro.

Sa i përket kartëmonedhave euro të falsifikuara dhe që janë konfiskuar në nivel Kosove gjatë vitit 2016, të ndara sipas denominimeve/prerjes së parave, sipas BQK-së, janë si në vijim:

Denominime ( prerje) 500 euro, janë konfiskuar 9 copë

Denominime ( prerje) 200 euro, janë konfiskuar 17 copë

Denominime ( prerje) 100 euro, janë konfiskuar 95 copë

prerje ) 50 euro, janë konfiskuar 429 copë

Denominime ( prerje ) 20 euro, janë konfiskuar 184 copë

( prerje) 10 euro, janë konfiskuar 67 copë

( prerje ) 5 euro, janë konfiskuar 23 copë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img