21,12,2024

Kosova drejt një kujdesi të integruar shëndetësor

Must Read

Në këtë konferencë, pjesëmarrësit do të njoftohen me konceptin e kujdesit të integruar si një mekanizëm për përmirësimin e cilësisë.

Prezantuesit ndërkombëtar do të ndajnë përvojat e tyre dhe konferenca do të ofroj mundësi të çmueshme për këmbim të informacionit dhe ideve.

Pjesëmarrësit e konferencës përfaqësojnë grupet e ndryshme të interesit,  përfshirë nivelin qendror dhe atë lokal të qeverisjes, sektorin jo-qeveritar dhe komunitetin e donatorëve ndërkombëtarë.

Projekti AQH financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe mbështetë agjendën kombëtare të reformës shëndetësore, duke plotësuar programet e donatorëve tjerë në sektorin shëndetësor.

Qëllimi i tij është për të siguruar që të përmirësohet shëndeti i popullatës së Kosovës, me ofrues dhe menaxherë të forcuar të kujdesit shëndetësor, të aftë për të plotësuar nevojat e pacientëve (sidomos grupeve të cenueshme), të cilët do të ishin më të vetëdijshëm për të drejtat dhe nevojat e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img