28,11,2025

Kosova dhe Suedia forcim bashkëpunimi me marrëveshje të reja juridike

Must Read

Hoxha e falënderoi ambasadorin Nilsson për bashkëpunimin e deritashëm duke shprehur gatishmërinë për thellimin e tij mbi bazat e reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, duke synuar që të avancohet me marrëveshje bilaterale për bashkëpunim juridik, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Ambasadori Nilsson theksoi se prania e tij në Republikën e Kosovës, si ambasador i parë rezident, është dëshmi se Suedia ka qëllim të thellojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës duke ofruar përkrahje për proceset nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës.

“Ministrja dhe Ambasadori u dakorduan që ky bashkëpunim mund të avancohet me marrëveshje bilaterale për çështjet si përshpejtimi i procedurave juridike, ndihmës juridike në mes të dyja shteteve dhe çështjet tjera juridike me interes për të dyja vendet”, thuhet në komunikatë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img