05,05,2024

Kosina me shkollën pa çati, e pa asfalt !

Must Read

Pesë ditë para fillimit të vitit te ri shkollir,shkolla e Kosines nuk është e gatshme për nxënës. Kulmi i godinës ka mbetur i pambuluar, mësonjtoret nuk janë të gatshme për fatosat! !!!
Shkruan prof. Rizah RESHANI

Punët për renovimin e kësaj shkolle kanë filluar para gati dy muajsh,por kombinatorikat e tenderëve i zvarritën ato deri tash.Në fund të vitit te kaluar shkollor, tavani pikonte dhe mësonjtoret ishin të mjera edhe përnga enterieri i brendshëm.
Veç pak më i mirë sikur të ishte menagjimi,moti do të plotësohej edhe kërkesa e kahershme e banorëve vendës,që kjo godinë,e ndërtuar pas luftës,të shndërrohej në themelatë tetëvjeçare. Nxënës ka mjaftueshëm e,edhe dhoma mësimi. Nuk ka asnjë logjikë që ata te udhëtojnë katër kilometra (në dy drejtime) për në shkollëm amë “Bilall Shala” në Llojza..
Është punë Sizifi të kërkohen fajtorët. Mbase gjatë këtyre pesë ditëve godina edhe mund te aftësohet për zilet e para.Por,nëse nuk ndodh kjo,do te jetë një atentat në shpirtërat e fatosave,të cilet pesë vite kanë ëndërruar cingërimën e kumbonave te udhedritës.

Po Kosinës i mungon edhe 700 metra asfalt. Eshte arteria qe lidh lagjen Bublica me Kosinën. Pushteti i kaluar gjatë fushshatës elektorale,e shtroi me zhavor,e rregulloi trotuarin e mrekullueshëm për këmbësorë,por e la në gjysmë, në ikje e sipër. Pushteti i ri komunal, as që u mor me të. Ajo ka mbetur si zorrë qorre qe tetë vjet !
Brengë është edhe moskyçja e 15 shtëpive në rrjetin e kanalizimit, si dhe derdhjet e këtij të fundit ne livadhet përfundi fshatit.
Kosinasit,shumica prej të cilëve banorë anas,të ngulitur këtu nga Greiçeci,Jezerci,Budakova e Duga,si duket ia kanë parë sherrin copëzimit të tyre partiak.Pesë parti kanë elektorat këtu,prandaj pak vota kanë subjektet politike veç e veç.
Asfaltin që e lidhë këtë fshat me arterien Ferizaj-Shtime, ambulancën në Llojza,Zyren e re të vendit, ujësjellësin nga burimi i tyre i ujit, kanalizimin,me shumë defekte,si dhe ndriçimin publik, pushtetarët e pasluftës, ua kanë siguruar kosinasve, pa asnjë participim të banorëve.Me mjete modeste participimi është ndërtuar edhe godina njëkatëshe shkollore.
Kosina ka shumë pak të punësuar në institucionet publike,por ka nje numër të konsiderueshëm kurbetçinjësh.Numri i të rinjve që nuk janë të punësuar është shqetësues. Plot fakultetlinj presin pune me vite të tëra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img