26,11,2025

Koreja e Veriut thotë se raketa që testoi dje mund të arrinte Amerikën

Must Read

Agjencia verikoreane e lajmeve KCNA tha se raketa e testuar ka kapacitet për të bartur kokë të rëndë bërthamore.

Burimi i njëjtë tha se prova, e kryer të dielën, është mbikëqyrur nga lideri verikorean, Kim Jong Un, i cili ka thënë se SHBA nuk duhet të gjykojë keq aftësinë ushtarake të Phenjanit.Sipas zyrtarëve jugkoreanë, kjo raketë verikoreane ka fluturuar më tepër se 700 kilometra për një orë e gjysmë dhe ka arritur largësinë më tepër se 2 mijë kilometra, duke rënë në Detin e Japonisë, që kufizohet me Gadishullin Korean, Japoninë dhe Lindjen e Largët të Rusisë.

Testi i raketës balistike i Koresë Veriore ka hasur në dënim ndërkombëtar, derisa Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kanë vlerësuar si “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ndërsa Rusia dhe Kina kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean, përcjell REL.SHBA dhe Japonia kanë bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Provat e vazhdueshme raketore të Veriut këtë vit kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar dhe kanë rritur tensionet midis Phenianit dhe Uashingtonit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img