Lajme

Koreja e Veriut teston raketat me rreze të gjatë veprimi

By FerizajPress

April 09, 2016

Në lajmin e bërë publik nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA thuhet se “ky mekanizëm i garanton Koresë së Veriut që të godasë tokën amerikane me mbushje bërthamore”.

Sipas kësaj agjencia gjatë kryerjes së testimit ka qenë i pranishëm edhe Kim Jong-un.

“Ky mekanizëm do të mbajë larg pellgun e së keqes, përfshirë këtu edhe tokën amerikane”, citohet udhëheqësi i regjimit.

Uashingtoni është përgjigjur me anë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

“Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga veprimet dhe retorika që destabilizon edhe më tej rajonin dhe të bëjë hapa konkretë përpara në përmbushjen e zotimeve të veta karshi komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

Testimi i mekanizmit të lëshimit të raketave me rreze të gjatë veprimi u krye në brigjet perëndimore të vendit komunist.