14,11,2024

Koreja e Veriut, testin e parë balistik në epokën “Trump”

Must Read

Trump siguroi kryeministrin japonez, Shinzo Abe, se “Amerika qëndron 100% në krah të Japonisë, aleatit të saj të madh”.

Raketa e lëshuar nga vendi i izoluar komunist fluturoi në lindje drejt ujërave të detit të Japonisë, për rreth 500 km distancë, sipas asaj që bëjnë të ditur zyrtarë të Koresë së Jugut.

Abe reagoi menjëherë, duke e quajtur këtë testim si “absolutisht të patolerueshëm”. Megjithatë, zyrtarët japonezë thanë se raketa nuk mbërriti deri në ujërat territoriale të vendit të tyre.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp gjatë vizitës në SHBA, Abe shtoi se Trump e kishte siguruar gjithashtu se do të angazhohej për “forcimin e mëtejshëm të aleancës sonë”.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ishte shprehur se angazhimet e mbrojtjes nga Amerika ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut ishin të padrejta, ndërsa bëri thirrje për Japoninë që të paguante koston e plotë të vendosjes së trupave amerikane në territorin e saj.

Koreja e Veriut ka zhvilluar një sërë testesh bërthamore gjatë vitit të kaluar, gjë që vijoi të alarmojë dhe të irritojë vendet e tjera të rajonit. Testimi i kësaj të diele ka ndodhur në orën 7:55 me atë lokale, vetëm 5 minuta para mesnate, dhe është kryer nga baza ajrore e Banghyonit në provincën North Pyongan, që ndodhet në pjesën perëndimore të gadishullit korean.

Raketa, sipas një zyrtari koreanojugor, arriti lartësinë prej rreth 550 km, ndërsa besohet të jetë një raketë me rreze të mesme veprimi e llojit “Rodong”.

Në janar, udhëheqësi i vendit komunist, Kim Jong-un paralajmëroi se ushtria e tij ishte shumë pranë testimit të raketave me rreze të gjatë, të afta për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara, por edhe për të mbajtur mbushje bërthamore. Por Trump u kundërpërgjigj në “Tëitter” duke thënë se “diçka e tillë nuk do të ndodhte”./ Top Channel/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img