26,12,2024

Koreja e Veriut kryeson axhendën e Samitit mbi Sigurinë Bërthamore

Must Read

1459529267obama-samiti-siguria-berthamore

Shqetësimet mbi ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut dhe kërcënimit nga terrorizmi kanë kryesuar axhendën e Samitit mbi Sigurinë Bërthamore të këtij viti, të mbajtur në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka zhvilluar një seri takimesh dy dhe tripalëshe, përfshi edhe samitin në vetvete.

Samiti i këtij viti nisi me një arritje madhore në tryezën e bisedimeve: marrëveshjen mes Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar pikërisht mbi programin bërthamor të Republikës Islamike.

Pas kësaj, Sharon Squassoni nga Qendra për Studimet Strategjike dhe ato Ndërkombëtare, thotë se samiti duhet të fokusohet tashmë në një tjetër objektiv: sigurimin e materialeve radioaktive, të cilat mund të përdoren për krijimin e bombave bërthamore, por që mund të përdoren edhe nëpër bombardime të tjera fshehurazi.

“Kjo është diçka shumë e thjeshtë. Aq sa, një radioizotop mjekësor që përdoret për terapinë kundër kancerit, mund të shfrytëzohet për t’u futur në një pajisje eksplozivi dhe më pas kjo të aktivizohet, duke u kthyer kështu në një pajisje terrori. Ka ende shumë për të bërë mbi forcimin e sigurisë së këtyre burimeve, ndaj dhe këto samite vërtet kanë bërë diçka në këtë aspekt, por duhet të bëjnë edhe më shumë”, tha Squassoni.

Presidenti amerikan Barack Obama e nisi ditën e sotme me një takim tripalësh mes tij, kryeministrit japonez, Shinzo Abe, si dhe Presidentes së Koresë së Jugut, Park Gyun Hye.

“Duke qenë çështje kryesore e këtij samiti, Samitit mbi Sigurinë Bërthamore, nuk është aspak çudi që mendimi kryesor në mendjet tona të jetë pikërisht çështja e Koresë së Veriut. Ndaj dhe ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për të penguar, por edhe për t’u mbrojtur nga provokimet e Veriut. Ne kemi rënë dakord që, siguria jonë është e ndërlidhur, ndaj dhe ne duhet të punojmë së bashku për të përballuar këtë sfidë. Kemi kuptuar gjithashtu se, është e rëndësishme për të gjithë komunitetin ndërkombëtar për të zbatuar me vigjilencë masat e ashpra të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë miratuar pas aktiviteteve të fundit balistike dhe bërthamore të Penianit”, tha Obama.

Gjatë takimit dypalësh të tij me homologun kinez, Xi Jinping, Presidenti Obama përsëriti edhe njëherë angazhimin për ta detyruar Korenë e Veriut të mbajë përgjegjësi, ashtu sikurse edhe për adresimin e një tjetër çështjeje sfiduese: Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë krijuar një marrëdhënie të mirë kur bëhet fjalë për sigurinë bërthamore, duke përfshirë këtu edhe Qendrën e Ekselencës për Sigurisë Bërthamore të Kinës. “Besoj se ne mund ta zgjerojmë bashkëpunimin, edhe kundër trafikimit të lëndëve bërthamore”.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se një transferim i paktë i teknologjisë bërthamore mund të bëjë një diferencë të madhe, siç u pa edhe kur Korea e Veriut furnizoi me informacione dhe njohuri teknike Sirinë.

Është pikërisht ideja e një kërcënimi nga një sasi e vogël materiali radioaktiv, siç është plutoniumi, që mund të zhduket papritur dhe me shumë mundësi të shfrytëzohet nëpër situata lufte për bomba “dashakeqëse”, që qëndron në krye të menysë, teksa udhëheqës nga më shumë se 50 kombe të botës zhvilluan një drekë pune në Shtëpinë e Bardhë.

Plot 7 vite pasi paraqiti vizionin e tij për një të ardhme pa armë bërthamore, Presidenti amerikan Barack Obama shkroi një opinion të publikuar në “Washington Post”, sipas të cilit ky samit është vetëm një prej shumë hapave konkretë që mund të bëhen drejt botës pa armë bërthamore. Megjithatë, edhe pse diskutimet mbi sigurimin e teknologjisë bërthamore dhe materialeve radiaktive vazhdojnë, Presidenti amerikan e di mirë që “është një rrugë e gjatë për t’u përshkuar përpara”./tch

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img