26,12,2024

Koordinim i policisë me përfaqësuesit e Drejtorisë së Parkut Kombëtar ‘’Sharr’’ dhe DBPZHR, për zbatimin e planit operativ ,,Mbrojta e Pyjeve 2022’’

Must Read

      Komandanti i stacionit policor në Kaçanik,  Kapiten Halim Shehu me bashkëpunëtorë, dje nga ora 10:00, priti në takim z. Bajram Kafexholli, drejtor nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” dhe z. Suhad Dullovi, drejtor nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Kaçanikut. 

Temë diskutimi në këtë takim ishte gjendja e Parkut Kombëtar ‘’Sharr’’ dhe pyjet tjera në këtë rajon, e cila u vlerësua të jetë akoma e vështirë, më theks të veçantë, gjendje e vështirë paraqitet në rajonet menaxhuese Firajë, Brod dhe Berevcë të komunës së Shtërpcës, ndërsa në komunën e Kaçanikut gjendja është përmirësuar, falë mbështetjes së Policisë së Kaçanikut, Policisë Rajonale të Ferizajt  dhe kontributit të rojeve të pyjeve që, pandërprerë po monitorojnë situatën gjatë 24 orëve, edhe nga të punësuar shtesë me kontrata të përkohëshme .

      Mirëpo, u pa e nevojshme që bashkarisht institucionet, nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Kaçanikut, të mbështetura edhe nga Policia, Prokuroria , Gjykata por edhe nga shoqëria civile dhe OJQ-të, të marrin masa të nevojshme në parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve në këtë zonë.

Në fund të këtij takimi Policia në Kaçanik , siguroi të pranishmit se i kanë marrë masat e nevojshme me plan operativ ,, Mbrojta e Pyjeve 2022’’  dhe se asnjëherë  nuk ju ka munguar asistenca policore këtyre agjencive. Sa herë që policia ka pranuar ndonjë informacion rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, ka reaguar konform ligjeve në fuqi dhe menjëherë e ka njoftuar agjencinë e pyjeve dhe drejtorinë përkatëse të komunës së Kaçanikut. Kësisoj policia në Kaçanik do të monitorojë situatën në terren dhe do të merr masa sa herë që paraqitet nevoja.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjherë.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img