12,04,2024

“Kontrolla teknike e jashtëzakonshme 2016” nga 72 kontrolla gjen 70 automjete jo në rregull

Must Read

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Ferizaj, nga data 15.11.2016 e deri më sot , ka zhvilluar një operacion të   bazuar në planin operativ “Kontrolla teknike e jashtëzakonshme  2016”.

Qëllimi i  këtij plani operativ ka qenë kontrollimi i gjendjes teknike të automjeteve të cilat  qarkullojnë   nëpër rrugët të cilat i mbulon ky njësit.

Gjatë operacionit ,zyrtarët policor kanë kontrolluar një numër të konsiderueshëm të automjeteve të ndryshme ,ku nga  72 automjete të dërguara për kontrollë teknike , vetëm 2 nga to kanë qenë në rregull teknikisht, ndërsa ndaj vozitësve të 70 automjeteve të kontrolluara janë shqiptuar tiketa për gjendje teknike jo të rregullt.

Nga  numri i përgjithshëm (70) kanë qenë:

-58 mjete të rënda transportuese

-12 automjete të udhëtarëve

Apelojmë tek ngasësit që të kujdesen për gjendjen teknike të automjeteve të tyre me qëllim të ruajtjes së jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasja në Ferizaj, Agim Aliu: Të gjithë të tronditur, bashkëndiejmë me familjen e viktimës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur pas ngjarje së rëndë që ndodhi pasditen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img