25,10,2025

Konjufca: Vetëvendosje e bëri lëshimin e saj për një bllok opozitar, tash radhën e ka AAK!

Must Read

Konjufca

Ambiciet politike te Hashim Thaçit jane pak ma te medhaja se universi, e veprimet e tij si nji vrime e zeze.

Mendoj se shumica e ka marre vesh qe President u ba nji njeri i papershtatshem. Vendit i duhet nji figure unifikuese, e gjithpranueshme, duhet me reflektue besueshmeni, dije, duhet me pasqyre njifare pathyeshmenie, kjo asht figura e Presidentit”, tha ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, Glauk Konjufca nga Vetevendosje.

E tue fole per Hashim Thaçin, nder tjera Konjufca e vleresoi si njeriun ma kontravers ne politiken kosovare.

“Stili i tij i politikes asht intriga, qysh fole, qysh sulmon…Vlen ajo shprehja popullore, ujku kimen e ndrron, por zanatin s’e harron”, vazhdoi me kualifikime personale ndaj Presidentit, Glauk Konjufca.

“Thaçi asht si nji vrime e zeze, qe i perbine te gjitha. Ne kete post ai don me kalerue, njajte qysh ka ba edhe me postet tjera”, tue shtue se Thaçi politiken e kupton veq qysh me mbajte pushtetin, e jo si me zhvillue vendin.

“Aq shume ka njolla ne rrugen e tij ne politike prej gabimeve personale te tij, saqe postin e Presidentit e sheh si nji lloj lavatriqe”, tha ai.

“Kur keta bajne gabime te medhaja, asnjihere s’kam me pase dilema a me hedh gaz lotsjelles apo jo, por ata kane marre masa ne Kuvend”, u pergjegj Konjufca ne pyetjen e moderatorit Jupolli se a jane te verteta lajmet se VV ma s’ka me perdore gaz lotsjelles.

Ne vazhdim te bisedes, tue fole per bisedimet ne partine e tij, Konjufca tha se kane plane per veprime ne t’ardhme, por qe nuk i kallxon per shkak se nuk don me i lane hapesine Mustafes e Veselit per strategji. Per te, Veseli asht nji njeri me tentakula qe i ka shtri e i ka shtrengue njerezit, por qe ne publik e jep nji pamje tjeter.

“Me disa gjeste, ta jep pershtypjen e njeriut te nentokes”, theksoi ai.

“Milion euro veç pse po ulna ne fotele! [Thaçi] asht ne ekstaze qe u ba President… asht si i droguem”, tha per ceremonine e neserme te Presidentit Thaçi. “Duhet te nesermen, mbas “dasmes” se tij, me ja kerkue faturen e me pa se sa e ka koston ceremonia”, propozoi Konjufca.

Ai foli edhe per qorrsokakun e bllokut opozitar.

“Blloku opozitar ndodhet ne udhekryq”, vleresoi Konjufca. VV ka dashte me thellue ma shume çashtjen e bllokut opozitar, tue e ba nji trup qeveritar, por qysh tha ai, AAK nuk ka qene e pajtimit.

“Nuk ka dashte me u shkri aq shume, ka dashte me vazhdue me ate idene qe ata jane parti ma e lire nga ideja politike”, tha tue iu referue AAK’s.

Kisha dashte prape me ndodh, por diqysh si pesimist na ka ba Aleanca, – tha Konjufca kur ishte tue fole rreth veprimeve te mahershme te opozites se bashkueme. Ai theksoi se VV ka ba leshime veç per me u ba blloku, por qe tash ja kane lane ne dore AAK’s me ba nji hap perpara.

“Kemi pranue me qene ne liste me numer te barabarte edhe pse jemi partia opozitare ma e madhe”, permendi Konjufca si leshim nga ana e VV’s per bllokun opozitar.

“Kur ti e korrupton sistemin se ja jep familjes tande tenderin, e kur e korrupton Kryeministrin tue e shti ne kompanine e Miskovic, i cili me paret e tij i ka pague Seselj e grupet e ndryshme per me krye vrasje ne Kosove, qysh mos me reague une”, tha Konjufca lidhun me lajmin se djali i Kryeministrit ka ba biznis me kompanine e Miskovic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img