11,09,2025

Mbahet Kongresi i shkencave juridike dhe ekonomike .

Must Read

“QASJE 2 ” zuri vend në ambientet e Amfiteatrit të Madh të Universitetit të Prishtinës

Datat 27 dhe 28 tetor 2017 bënë bashkë rreth 150 studentë dhe profesionistë të shkencave juridike dhe ekonomike si dhe u prezantuan 17 punime që patën qëllim parësor kontribuimin në shkrimin akademik në shkencat e lartpërmendura.
Ky Kongres u organizua nga Qendra për Avancimin e Studimeve Juridike dhe Ekonomike (QASJE) dhe u mbështet nga Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

I pranishëm në ceremoninë hapëse të këtij Kongresi ishte Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe rektori Majram Dema i cili e konsideroj këtë si një iniciativë shembullore. “Uroj që kjo iniciativë të jetë e vazhdueshme, që të mbledh sa më shpesh studentët e zellshëm në debate të tilla kërkimore dhe shkencore”.
Në mes të shumë profesorëve, personaliteteve të pranishëm në ceremoninë hapëse ishin edhe Agron Bajraktari , Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikura në Ferizaj dhe Kryetri i rinise ferizajase (KVRL) Nuhi Çerkini .

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i QASJE-s, Adonis Sinidolli tha qe është jashtëzakonisht i kënaqur me Kongresin dhe më shumë me nivelin e lartë të diskutimit që u zhvillua brenda këtyre dy ditëve. “Ndonëse ishin planifikuar nga 15 minuta diskutim për secilin panel të prezantimeve, ishte e pamundur të mbahej debati në vetëm ata minuta. Debatet zgjatshin deri në 40 minuta dhe atë nën presion të kohës. “

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img