Ferizaj- 24.05.2016. Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se, pas pranimit të informatave nga terreni se personi R.M.(m/sh/k 62 vjeç) nga fshati Jezerc posedon armë pa leje,hetuesit policor nga stacioni policor Ferizaj kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe pas konsultimit me prokurorin e Shtetit, kanë kryer bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, ku pas kontrollit janë gjetur dhe të njëjtat janë konfiskuar:
– 1 armë automatike AK-47 e kalibrit 7,62 mm
– 2 karikatorë
– 29 fishekë të kalibrit 7,62 mm
-1 revole me karikator
– 23 fishek të kalibrit 9 mm
-si dhe një armë gjuetie dy tytëshe për të cilën i dyshuari posedonte leje valide,por e njëjta për shkaqe sigurie është konfiskuar përkohësisht.
Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet, kurse lënda procedohet në procedurë të rregullt.