24,11,2024

Konfiskohen afër 11 mijë euro të falsifikuara në bankënota nga 2 euro

Must Read


Mbi 10 mijë euro të falsifikuara, në formë të monedhave prej dy eurosh, janë kapur nga Policia e Kosovës të enjten. Siç bëhet e ditur në një komunikatë zyrtare të Policisë, dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kishin sjellë paratë e falsifikuara nga Maqedonia në Kosovë.

Policia ka thënë se pas informatës se të dyshuarit A.L. dhe V.F. po sjellin paratë në Kosovë, ka përgatitur planin “Taksisti 2023” dhe ka pamundësuar sjelljen e këtyre parave në Kosovë.

“Gjatë realizimit të këtij plani në mënyre mjaft efikase, Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë pesëdhjetë (50) paketime me gjithsej dhjetë mijë (10,000) para të Falsifikuara në bankënota nga dy (2) euro. Gjithashtu gjatë realizimit të planit, është arritur të konfiskohen edhe gjashtëqind euro (600) tjera nga dy (2) euro të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Pos ndalimit, Policia ka kryer bastisje edhe në fshatin Rakaj të Ferizajt dhe një tjetër në Han të Elezit.

Gjatë realizimit të planit operativ të potencuar janë konfiskuar përkohësisht:

· Pesëdhjetë (50) paketime-gjithsej dhjetë mijë (10,000.00) Euro-një paketim 200 copë me nga dy (2) Euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara,
· Gjashtëqind (600) euro nga dy (2) euro të falsifikuara,
· Një veturë Mercedes, pronë e të dyshuarit (A.L.),
· Një veturë Opel Vektra, pronë e të dyshuarit (A.L.),
· Një Telefon mobil SAMSUNG,
· Një telefon mobil SAMSUNG A-12, pronë e të dyshuarës (V.F.),
Dy të dyshuarit dyshohen për veprën penale të “falsifikimit të parasë”. Ata janë ndaluar për 48 orë.
“Në këtë mënyrë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka shkëputur një linjë të furnizimit me para të falsifikuara dhe i ka pamundësuar që në të ardhmen personat e dyshuar në fjalë, të mos mund të sjellin para të falsifikuara në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img