15,11,2025

Konfiskohen 135 kilogramë drogë në Bibaj të Ferizajt

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksion të gjerë të zhvilluar në rajonin e Ferizajt, ka konfiskuar rreth 135 kilogramë narkotikë.

Në një konferencë për shtyp, zyrtarë të lartë të policisë thanë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, dy prej të dilëve janë ndalur si të dyshuar.

“Gjatë kontrollit të depos në fshatin Bibaj në rrugën Ferizaj -Gjilan, janë hasur disa dyer dhe gjatë kontrollimit kanë hasur disa dyer që në brendi të tyre është hasur marihanë. Janë konfiskuar 40 dyer dhe pas analizave forenzike ka rezultuar se në të gjitha është gjetur substancë narkotike. Secila derë ka pasur 3.4 kg për copë të sasisë narkotike”, ka thënë Reshat Murseli.

Policia tha se droga kishte ardhur në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa destinacioni ishte Zvicra.

Të dyshuarit janë nga komuna e Vitisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img