11,09,2025

Konfirmon Veseli: Seanca për demarkacionin mbahet më 1 shtator

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka konfirmuar në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë se seanca e demarkacionit do të mbahet më 1 shtator në orën 10:00.

Kryetari Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në të cilën ishte pikë e rendit të ditës edhe marrëveshja e demarkacionit, ka konfirmuar se seanca e rregullt plenare do të mbahet më 1 shtator në orën 10:00.

Ai në fillim të konferencës, u kërkoi falje gazetarëve për mos lejimin e tyre në mbledhjen e Kryesisë, duke thënë se janë krijuar konfuzione e keqkuptime.

Veseli gjithashtu ka kritikuar opozitën për veprimet e tyre, po ashtu duke kërkuar që të mos manipulojnë me veprime të tilla.

Hedhjen e gazit lotsjellës, Veseli e ka quajtur veprim fëmijëror.

Kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe kryetari i PDK’së, ka treguar se kryesia e partisë që ai e drejton, në mënyrë unanime sot ka mbështetur votimin në Kuvend për demarkacion. Këtë përgjigje Veseli e dha kur u pyet nëse i ka numrat koalicioni PDK-LDK.

Në pyetjen që iu parashtrua nga gazetarët për konfliktin e sotëm që ndodhi në kufi të Kosovës me Malin e Zi, ai ka thënë se Mali i Zi ka qenë njëri nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“I kujt është interesi që të krijoj konfrontime të tilla me Malin e Zi”, tha Veseli duke shtuar se Mali i Zi është një nga shtetet e para që njohu Kosovën pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img