17,11,2024

Konfirmohet se çmimi i naftës është fryrë, në Gjakovë shitet 1 euro

Must Read

Në pompën, NS-OIL, në Gjakovë, çmimi i naftës është 1 euro. 20 cent më lirë se çmimi i naftës në kompanitë që kanë arritur marrëveshje për të mos i zbritur çmimet e naftës. Ky çmim i lirë është qe tre ditë.

Se kompanitë e mëdha që shesin naftë kanë marrëveshje për t’i fryrë çmimet e vërteton një kompani në Gjakovë.

NS-OIL ka vendosur të shesë naftë dhe benzinën me një euro për litër. Apo 20 deri në 30 cent më lirë se kompanitë e mëdha, të cilat duket se kanë bërë Marrëveshje të fshehtë për të përfituar nga çmimi i lartë i naftës e në anën tjetër në rajon dhe botë çmimet janë më të lirat në dy vitet e fundit.

Ndërkohë, Valon Prestreshi, udhëheqës i Autoritetit të Konkurrencës, ka njoftuar se ka thirrur për të hënë një mbledhje urgjente për të kërkuar fillimin e hetimeve ndaj kompanive që importojnë naftë në Kosovë, të cilat po vazhdojnë të mbajnë çmimet e larta pavarësisht se çmimet e derivateve të naftës kanë rënë në tërë botën.

“Duke përcjellur me kujdes reagimet e qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile për pretendimet e tyre që potencialisht mund të ketë ndonjë marrëveshje të fshehur (kartel) të ndërmarrjeve të cilat ushtrojnë veprimtarinë ekonomike të tyre në tregun e deriviateve të naftës, nesër me urgjencë do ta thërras mbledhjen e Komisionit të Konkurrencës për të diskutuar rreth këtij shqetësimi dhe do të kërkoj divizioni Anti – Kartel që të fillojë hetimin paraprak”, ka paralajmëruar Prestreshi, për Gazetën Express.

“Vetëm në këtë mënyrë, në bashkëp;unim me organet relevante, qytetarët, mediat dhe shoqërinë mund t’i luftojmë Kartelët potenciale”, ka shtuar ai.


Qe tre muaj çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të mbetet 1 euro 20 cent. 30 cent më shtrenjtë se vendet e rajonit. Asnjë institucion deri më tash s’ka reaguar pse është kaq i lartë ky çmim. Po dyshohet se bizneset që merren me naftë kanë bërë marrëveshje të fshehtë.

Autoriteti i Konkurrencës ende s’ka dhënë asnjë njoftim se është duke i hetuar bizneset e pompave të naftës për marrëveshje të fshehtë për çmimin e lartë të produkteve të naftës.

Ndërkohë, prej dy muajsh, në tregun e Kosovës, çmimi i naftës e benzinës është 30 centë më i lartë se në rajon.

Çmimi në tregun global është më i lirë prej vitit 2016, ku 45 dollarë shitet një barel naftë.

“Cmimi i naftes (benzin dhe nafte) ne pompat e benzinit ne Kosove, ne korrik te vitit 2016, ka qene rreth 95 cent. Sot, ani pse gjendja eshte e permbysur, ani pse nuk ka logjike me qene kaq i larte, ai vazhdon te qendroje rreth 1 euro e 20 cent. Keto jane fakte te mjaftueshme per me konstatu qe ne kete industri nuk kemi treg te lire, dhe se bizneset qe merren me kete veprimtari kane marreveshje te fshehta, per me i majte cmimet e larta ne menyre artificiale, ne menyre qe me fitu shpejt edhe shume”, ka shkruar gazetari Berat Buzhala.

Ai ka shkruar se a ka deputetë që dinë t’i lexojë këtë të dhëna për t’i kërkuar llogari Autoritetit të Konkurrencës.

“A ka deputet Kuvendi i Kosoves, me dale me i lexu keto shenime, edhe me i kerku Autoritetet te Konkurrences, ose me e mshele zadrugen, ose me u marre me kete anomali. Ka mundesi qe tregtaret e naftes po i fitojne ne nje liter benzin rreth 30 cent”, ka shtuar ai.



- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img