05,05,2024

Konferencë e përbashkët e studentëve të UShAF dhe Universitetit Bujqësorë të Tiranës

Must Read

Në Universitetin Bujqësorë të Tiranës u mbajt Konferenca e VI-të studentore me temë “Nxitja e zhvillimit të bujqësisë përmes përdorimit më të mirë të resurseve bujqësore – këndvështrime studentësh” në të cilën punimet e tyre i shpalosën studentë nga 6 Universitete, ndër to edhe nga UShAF si bashkëorganizatorë të Konferencës.

Studentët e UShAF në Konferencë demonstruan njohuritë e fituara gjatë studimeve duke e prezantuar në mënyrë të denjë institucionin tonë, me temat: “Ndikimi i motivimit në performancën e punëtorëve”, “Ndikimi i elementeve të marketingut në tregëtimin e produkteve të drurit në rajonin e Ferizajt”, “Shqyrtimi i aspekteve ergonometrike te mobilet për fëmijë në kopshtet e rajonit të Ferizajt” dhe “Faktorët që ndikojnë në projektimin e proceseve të prodhimit në ndërmarrjet prodhuese në rajonin e Ferizajt”.

Dekani i fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, z. Rrahim Sejdiu shoqëroi studentët dhe u shpreh mjaft i kënaqur me suksesin e arritur gjatë prezantimeve në këtë Konferencë dhe të njejtit i faënderoi për përkushtimin e treguar.
Qëllimi i Konferencës ishte përpjekja për të nxitur studentët që të përfshihen në fushën e kërkimit, duke vënë në zbatim njohuritë e fituara gjatë studimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img