23,11,2024

Konferenca e Rektorëve mbajti takim me përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Must Read

Sot, në ambientet e Universitetit të Prishtinës, Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, mbajti një takim me Kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) Prof. Asoc. Dr. Hasnije Ilazi, anëtarin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gëzim Tosuni, si dhe me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), z. Naim Gashi.

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Konferencës së Rektorëve, Prof. Dr. Agron Bajraktari, njëherit edhe Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), i cili falënderoi përfaqësuesit e AKA për bashkëpunimin deri më tani, si dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.

Kryetarja e KSHC, Prof. Asoc. Dr. Hasnije Ilazi, njoftoi të pranishmit me rolin dhe fazat që po kalon AKA, ndërsa Drejtori i AKA, z. Naim Gashi informoi mbi hapat në të cilat ndodhet kjo Agjenci për anëtarësim në ENQA.

Në takim, me diskutimet e tyre, përveç nikoqirit, Prof. Dr. Qerim Qerimi, njëherit edhe zëvendëskryesues i Konferencës së Rektorëve, morën pjesë edhe rektorët dhe përfaqësuesit e Universiteteve Publike të Kosovës.

Gjatë takimit, pas konsultimeve të shumta, të pranishmit u dakorduan që të bëhet kërkesë te institucionet relevante, të cilat kanë të bëjnë me pjesën legjislative që do të ndihmonte rreth akreditimit të programeve të fushave specifike.

Gjithashtu, të pranishmit në takim u dakorduan që takime të tilla të zhvillohen më shpesh, gjë që do të ndihmonte në ngritjen e cilësisë në Arsimin e Lartë në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img