14,11,2024

Komuniteti ashkanli ka arritur progres në të gjitha sferat e jetës

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me nënkryetarin nga komuniteti ashkanli Asllan Kryeziun, kanë uruar komunitetin me rastin Ditës së Flamurit Kombëtar të Ashkalnijve.

Me këtë rast kryetari Svraqa, është shprehur se komuniteti ashkanli është komuniteti më i madh pakicë në komunën e Ferizajt dhe si i tillë është inkuadruar në të gjitha rrjedhat politike, ekonomike, shoqërore, arsimore e kulturore të kësaj komune. Pjesëtarët e këtij komuniteti, ndonëse në numër jo të kënaqshëm, marrin pjesë aktivisht në jetën shoqërore.

“Unë shprehi gatishëmrinë time për bashkëpunim të mëtejmë në mënyrë që të punojmë të gjithë për interesat e përgjithshme qytetarë, por edhe të komuniteteve pakicë, të cilat jetojnë si komunitete të barabarta në komunën e Ferizajt, si dhe komunitete fetare të cilët po ashtu janë të përfaqësuar po ashtu edhe në Këshillim Komunal për Siguri në Bashkësi ku bëhet edhe trajtimi i temave që ndërlidhen me sigurinë tonë të përgjithshme në qytetin e komunën e Ferizajt. Unë mendojë se ky komunitete këtë ditë e shënon me te arritura të mëdha në krahasim me vitet paraprake dhe me një shkalle më të lartë në pjesëmarrjen e jetës arsimore dhe shëndetësore”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se Komuna e Ferizajt, po zbaton të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës për trajtimin e barbaret të të gjithë komuniteteve. Ai tha se Komuna e Ferizajt, ka edhe nënkryetarin e nga radhët e komuniteti ashkanlinjë ku kanë marr edhe lëvdata nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York.

Nga ana tjetër nënkryetar i komunës së Ferizajt nga radhët e komunitetit ashkaline Asllan Kryeziu, ka falënderuar kryetarin dhe të gjitha ata që po përkrahin komunitetin ashkanli.

“Unë jam krenar që i përkrahi kësaj komune dhe jam pjesë e këtij ekzekutivi , kësaj qeverisje çdo gjë që ka filluar të flitet për komunitetin ashkanli ka filluar nga Komuna e Ferizajt. Ashkanlinjet e Ferizajt kanë arritur progres në të gjitha sferat e jetës dhe në politike, ekonomike ka vende për të punuar ende, por nuk mund të themi se kemi arritur progres”, ka thënë Kryeziu.

U bë e ditur se manifestimi qendror për shënimin e 14 vetorit të Ditës së Flamurit të komunitetit ashkanli do të mbahet nesër në orën 13:00 në sallën e sporteve “Bill Klinton”, në Ferizaj ku do të marrin pjesë qytetarë nga të gjitha pjesët e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img