Pikat kryesore të cilat është rekomanduar Kuvendi Komunal, kanë të bëjnë me rregullimin e kanalizimit të ujërave të zeza, raporti i punës i Komisionit Komunal të Aksionarëve të kompanisë “Ecohigjiena” si dhe Draft-plani aksional i veprimit për integrimin e komunitetit RAE për periudhën 2016-2018.
Sipas njoftimi, ky Komitet adreson si rekomandim më të rëndësishëm dhe më emergjent trajtimin e ujërave të zeza.
Kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se Komuna e Gjilanit ka kërkuar kredi nga qeveria austriake në vlerë prej mbi 12 milion euro. Kjo kredi është kërkuar me qëllim të zhvillimit të projektit komunal për trajtimin e ujërave të zeza, përkatësisht rregullimin e shtratit të lumit Mirusha dhe Stanishorka.
Në kuadër të kësaj mbledhje është diskutuar gjithashtu edhe në lidhje me raportin e punës së Komisionit të Aksionarëve në “Ecohigjiena”, ku janë ngritur shqetësime në lidhje me mungesën e menaxhmentit të kësaj kompanie.
.