26,12,2024

Komuna lejoi që murali në Kurriz të mbulohet për vetëm 150 euro në vit

Must Read

Vetëm për 150 euro në vit, Komuna e Prishtinës ka lejuar që të mbulohet një mural, vepër e rrallë artistike për kryeqytetin.

I ka dhënë leje një kompanie private, që nga 1 maji i këtij viti deri në ditën e parë të tetorit të po këtij viti ta shfrytëzojë atë hapësirë për marketing të çfarëdollojshëm, pos atij që lidhet me duhan e pije alkoolike. E kompania “Selmans Network” duhet të paguajë 50 euro për metër katror, ose fiks 150 euro për një vit të shfrytëzimit të hapësirës në të cilën piktorja e njohur Zake Prelvukaj kishte lënë gjurmë me muralin e saj më shumë se një dekadë më parë.

Zëdhënësi në Komunën e Prishtinës, Erzen Vraniqi, në një prononcim për Koha Ditore e ka pranuar se i është dhënë leje kompanisë kontraktuese për menaxhimin e asaj hapësire për marketing. Detaje të tjera nga përgjigja e Komunës së Prishtinës mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës.

Ndaj mbulimit të muralit ka reaguar edhe vetë autorja, piktorja e njohur Zake Prelvukaj. Ajo ka thënë se “tashmë, fatkeqësisht është edhe lajm publik, që muralet në Prishtine mbuluakan nga reklama komerciale!”.
“Ka rastisur që kjo vepër arti, e pakët në Prishtinë, të jetë e imja. Nuk është problem që kjo po më ndodh mua si autore. Telashja është që kjo po i ndodh kryeqytetit! Nëse reklama e mbulon artin, atëherë nuk duhet diagnozë për një qytet”, ka thënë në reagimin e saj Prelvukaj.

Lajmin për mbulimin e këtij murali fillimisht e kishte dhënë portali Koha.net. E ndaj këtij lajmi ka reaguar kompania “Meridian”, panoja e së cilës ka rastisur që të jetë e para që do të mbulonte artin.

“Ne si kompani, vazhdimisht mundohemi që të investojmë në të mirë të komunitetit, e ky akt nuk është bërë qëllimisht prej anës tonë por thjeshtë ka qenë një mundësi e lejuar nga kompania qe e ka lejen për shfrytëzimin e kësaj hapësire”, thuhet në reagimin e kompanisë. “Ne jemi të gatshëm që të tërhiqemi nga prezenca në këtë mural nëse këtë e kërkon Komuna, si institucion i cili ka lëshuar lejen për këtë hapësirë”, thuhet më tej në reagim.

Bashkë me reagimin është bashkëngjitur edhe leja të cilën Komuna e Prishtinës, ia ka lëshuar kompanisë e cila menaxhon me këtë hapësirë. Lejen e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, mund ta shihni më poshtë.

dokument

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img