06,02,2026

Komuna e Rahovecit formoi komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shiu-breshëri

Must Read

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka formuar sot komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë, konkretisht në dëmet e shkaktuara në vreshta nga shiu-breshëri i rënë me datë 2 korrik 2016.

Pas formimit të komisionit, kryetari i Komunës së Rahovecit , Idriz Vehapi së bashku me Feim Fetoshin, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Eqrem Hoxha fermer dhe Ilvi Durguti, anëtar i komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shiu-breshëri dolën në teren, ku pan nga afër dëmet e shkaktuara në vreshta, transmeton Lajm.

Për sipërfaqen dhe përqindjen e këtyre dëmeve të shkaktuara nga shiu-breshëri, do të mësohet pas daljes në teren të anëtarëve të këtij komisioni i cili është formuar sot dhe me raport pritët të dalë gjatë kësaj jave dhe i njëjti do ti dërgohet edhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural./Lajm

rahoveci1

rahoveci2

rahoveci3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img