Komuna e Prishtinës ka thirrur për sot mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal.
Mbledhja do të mbahet sot duke filluar nga ora 15:00 ku për pika të rendit të ditës janë vendosur tri çështje.
“Caktimi i komisionit për përzgjedhjen e kryetarëve të Bashkësive lokale; Propozim-vendimi për formimin e grupit punues për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për bashkësi lokale dhe Propozim-vendimi për vazhdimin e afatit shtesë për lirimin e hapësirave për AKP-në”, janë tri pikat e rendit të ditës që do diskutohen gjatë mbledhjes së sotme.
Ky është tentimi i katërt vetëm për këtë vit e Kuvendit Komunal që të mbajë mbledhje. Tri mbledhjet e kaluara kanë dështuar për shkak të kundërshtimeve të opozitës por edhe të pozitës për çështje të caktuara.
Mbledhja e fundit që dështoi ishte ajo e 12 prillit ku opozita lëshoi sallën duke kërkuar që pika e rendit të ditës rreth raportimit të kryetarit për buxhetit të diskutohet në fillim të mbledhjes./KosovaPress/