12,09,2025

Komuna e Kaçanikut vazhdon me investime në infrastrukturë rrugore

Must Read

Është asfaltuar rruga në Lagjen Pallosh, investim i Komunës së Kaçanikut.

Për të përcjellë nga afër punimet, vend punishten e ka vizituar nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi i cili e vlerësoi si shumë të rëndësishëm projektin e asfaltimit të rrugës në këtë lagje, duke shtuar se përmes këtij projekti do të lehtësohet edhe jetesa e banorëve të kësaj ane.

Nënkryetari Elezi tha se përmes ndërtimit të infrastrukturës rrugore po rregullohet edhe mirëqenia e qytetarëve të Komunës së Kaçanikut.

Sipas menaxherit Rufat Muqa, projekti “ asfaltimi i rrugës në lagjen Pallosh” ka kushtuar 24 mijë e 600 euro, projekt i financuar nga Komuna e Kaçanikut, ndërsa gjatësia e rrugës së asfaltuar është 500 metra, gjerësia 3 metra kurse trashësia e asfaltit është 7 cm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: Ferizaj po bëhet me Stadium

Ferizaj po hyn në një kapitull të ri të zhvillimit sportiv. Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img