25,11,2024

Komuna e Kaçanikut fillon me implementimin e dy projekteve kapitale

Must Read

Drejtorët e drejtorive komunale raportuan sot për aktivitetin e tyre gjatë javës së kaluar në mbledhjen e rregullt të fillimjavës. Takimin e udhëhoqi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.

Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi tha se ka përfunduar afati për aplikim për bursa studentore, ndërsa kanë aplikuar 78 studentë. Drejtori Kamishi gjithashtu njoftoi se Fondacioni Kosovë Luksemburg, do të filloj me mbajtjen e trajnimeve për mësimdhënës të shkollave të cilat më parë kanë përfituar nga ky fondacion pajisje teknologjike.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka tha se edhe javën e kaluar kjo drejtori ka vazhduar aktivitetin e saj, ndërsa tha se është shpërndarë një pako ushqimore për një familje në nevojë.
Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani tha se kanë filluar punimet në projektin “ Zgjerimi- Kanalizimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Nikë-faza e dytë”, si dhe në projektin “ Asfaltimi i rrugëve në Kaçanik të Vjetër”. Drejtori Osmani poashtu njoftoi se është bërë pastrimi i oborrit të kalasë së qytetit si dhe kanë përfunduar punimet në meremetimin e pllakave përkujtimore në Lagjen e Re dhe Rakoc.
Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Buxhet Bahri Selimi njoftoi se inkasimi i të hyrave vetanake për këtë vit deri me datën 30 mars 2016 është 112,328 euro, ndërsa krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar është për 18 mijë 555 euro më shumë.
Nga ana tjetër Zylfi Koxha- Drejtor për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim rural tha se ka vazhduar pranimi i aplikacioneve për subvencionet e MBZHRP-së, ndërsa Drejtoria e Bujqësisë ka ndihmuar fermerët për kompletim të aplikacioneve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img