21,12,2024

Komuna e Kaçanikut dhe Pastërtia bëjnë me kontejner 79 familje

Must Read

Pastërtia në bashkëpunim me komunën e Kaçanikut ka bërë shpërndarjen e kontejnerëve 120 litërsh në tri zona të kësaj komune.    Njësia operative e KRM “Pastërtia” në Kaçanik, falë një donacioni të komunës ka shpërndarë 79 kontejnerë 120 litërsh në tri zona të kësaj komune, gjegjësisht në fshatrat Runjevë, Trimor dhe Bob. Sipas kreut të njësisë operative në Kaçanik, Ferat Malësiu,  shpërndarja e këtyre kontejnerëve për 79 ekonomi familjare, ndihmon punën e kompanisë, banorëve u lehtëson grumbullimin e mbeturinave, ndërsa njëkohësisht kontribuon edhe në ruajtjen e mjedisit, meqë bërlloku nuk do të shpërndahet nga qentë endacak. Malësiu gjithashtu u bëri thirrje përfituesve të këtyre kontejnerëve, që t’i ruajnë ato si pasuri të tyren edhe pse I kanë vetëm në shfrytëzim, meqë dëmtimi I tyre sjell telashe për kompaninë, mjedisin por edhe do të ketë pasoja për keqbërësit, derisa shoti se kjo thirrje vije për shkak të përvojave të këqija të më hershme.

Ndryshe, ky aksion i KRM “Pastërtia” dhe donacioni i komunës së Kaçanikut, janë pjesë e projektit të GiZ-it gjerman, për garën për mjedis më të mirë në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img