Me qëllim të shkëmbimit të praktikave të mira mbi funksionimin e komiteteve konsultative, sot komuna e Hanit të Elezit ishte nikoqire e anëtarëve të komiteteve konsultative të komunës së Ferizajt.
Punëtoria e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, Qendra Rajonale e Gjilanit ishte mundësi që anëtarë e këtyre komiteteve të bashkëbisedojnë lidhur me funksionimin e tyre në komunat përkatëse.
Kryetari i komunës Rufki Suma duke iu uruar mirëseardhje anëtarëve të komiteteve konsultative të komunës së Ferizajt i njoftoi lidhur me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit.
Ai tha se komuna e Hanit të Elezit ka nevojë për takime ku do të mundë të shkëmbehen përvojat sidomos me komunat e mëdha siç është e Ferizajt, por nga këto vite të funksionimit edhe komuna e Hanit të Elezit mundë të ofroj përvojat e tyre të cilat do të shërbenin në interes të qytetarëve.
Ndërsa Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt z.Faruk Guri falënderoi komunën e Hanit të Elezit dhe Misionin i OSBE-së në Kosovë, Qendra Rajonale e Gjilanit për organizimin e këtij takimi. Kryesuesi Guri tha se funksionimin e komiteteve konsultative në komunën e Ferizajt është në fillimet e saja dhe se përvoja nga komuna e Hanit të Elezit do të jetë e mirëseardhur.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt z.Faruk Guri insistoi që këso takime edhe në nivel të kryetarëve, kuvendeve apo e drejtorive do të kontribuojnë që sa më mirë të njohim kapacitetet e komunave tona.
Përfaqësuesi i zyrës rajonale të OSBE-së në Gjilan, Afrim Nesreti tha se ka shumë hapësirë për të bashkëpunuar në këtë drejtim duke theksuar se komitetet konsultativ mund të shërbejnë si mekanizma për ngritje të nivelit të funksionimit sa më të mirë të kuvendeve komunale.
Komuna e Hanit të Elezit ka përvojën në funksionimin e këtyre komiteteve dhe ato përvoja të ndahen me anëtarë e komiteteve konsultative të komunës së Ferizajt tha z.Nesreti.
Ndërsa Faruk Dërmaku në hapje të takimit tha se qëllimi i këtij takimi është identifikimi i sfidave në funksionimin e komiteteve konsultative me qëllim të përmirësimit të rolit të tyre brenda komunës.
Menduh Vlashi nënkryetarë i komunës së Hanit të Elezit duke uruar mirëseardhje, prezantoi një kronologji të formimit të komunës së Hanit të Elezit. Ai tha se komitetet konsultative të Komunës së Hanit të Elezit funksionojnë që nga legjislacioni i parë në vitin 2010 të cilat ishin themeluar në bazë të udhëzimeve administrative dhe ligjeve në fuqi. Nga përvojë e parë kuptuam rolin dhe rëndësinë e këtyre komiteteve dhe në këtë legjislacion këto komitet funksionojnë shumë mirë dhe po japin kontribut të çmuar si në legjislativ ashtu edhe në ekzekutiv.
Ndërsa Kryesuesi i kuvendit z.Qamush Brava i njoftoi të pranishmit me komitetet konsultative të cilat janë të themeluara në komunën e Hanit të Elezit si dhe me mënyrën e funksionimit të tyre. Ai vlerësoi lartë punën e këtyre komiteteve në interes të identifikimit të sfidave të komunitetit.
Më pas në bashkëbisedim kjo punëtori shërbeu për diskutim mbi çështjet e bashkëpunimit të trupave legjislativ dhe ekzekutiv të komunës me komitetet konsultative, zhvillimin e planit të punës, arritja të publiku, raportimi, kompensimi i anëtarëve të këtyre komiteteve dhe çështje tjera në kuadër të kompetencave të komiteteve konsultative.