11,09,2025

Komuna e Ferizajt vedos të paguan të gjitha shpenzimet për mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit kolektiv

Must Read
Ferizaj.27.10.2017. Komuna e Ferizajt ka marrë përsipër që të heq shpenzimet e mirëmbajtjes në të gjitha ndërtesat e banimit kolektiv. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka deklaruar se kompania “Ambienti” tash e tutje do të kujdeset për pastërtinë dhe punët e tjera në këto ndërtesa kolektive.
“Në planin qeverisës gjatë mandatit të dytë po planifikojmë që të gjitha obligimet e mirëmbajtjes në ndërtesat e banimit kolektiv t’i kalohen kompanisë  “Ambienti”.
Për ne është me rëndësi që banuesit e ndërtesave kolektive kudo në Ferizaj në pronat publike dhe ato private nuk do të paguajnë më për ambientet e përbashkëta të ndërtesave, si dhe për ashensorët e ambientet e jashtme rreth këtyre ndërtesave. Do të jemi të vëmendshëm që  të gjitha obligimet financiare  t’i bartë komuna e  Ferizajt përmes proceduarve të negociuara me kompaninë “Ambienti” ” ka thënë kryetari Svarqa.
Me këtë hap komuna e Ferizajt dëshiron që niveli i pastërtisë të jetë sa më i mirë në të gjitha pjesët e qytetit.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img