19,07,2025

Komuna e Ferizajt, shumë afër krijimit të zonës së parë ekonomike

Must Read

Krijimit i zonës së parë ekonomike, është kjo një ndër synimet prioritetet, të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, për të dhënë kuptimin e plotë, epitetit tashmë të dëshmuar se Komuna e Ferizajt, është kryeqyteti i zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës.

Sot, zëvendësministri i Financave dhe njëherit koordinatori për zhvillim ekonomik i Komunës së Ferizajt, Mustafa Grainca, i shoqëruar nga Selim Marevci, shef i Kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, takuan ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala me bashkëpunëtoret e tij, me të cilin biseduan lidhur me procesin e krijimit të zonës ekonomike.

Ministri Shala, u zotua se në një afat rekord, do të përmbyllen të gjitha procedurat ligjore, lidhur me këtë proces, duke e vure në prioritet ministror.

Zëvendësministri Grainca, falënderoj ministrin Shala, në emër të Kryetarit Aliu, për gatishmërinë e treguar, në mbështetje të proceseve dhe projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img