03,07,2025

Komuna e Ferizajt sërisht përfituese e dy projekteve të mëdha të Bashkimit Evropian

Must Read

Gjatë ditës së sotme është shënuar një hap tjetër i suksesit në avancimin e mirëqenies së përgjithshme për qytetarët e Ferizajt. Me angazhim të përbashkët me ekspertë vendorë dhe një partneritet të mirëkonsoliduar me komunën e Çairit, Komuna e Ferizajt ka kaluar fazën e parë, shumë domethënëse, të përzgjedhjes nga BE të dy projekteve të mëdha, secili në vlerë prej 480,000.00 EUR, si pjesë e thirrjes për bashkëpunim ndërkufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Projekti i parë ka të bëjë me Prioritetin 3 të Thirrjes: “Mbrojtja e mjedisit, promovimi i adaptimit dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve”.

Më konkretisht, projekti mundëson gjenerimin e burimeve për energji efiçiente dhe promovon përdorimin e energjisë së ripërtërishme në komunën tonë, duke shërbyer si model në gjithë vendin. Katër institucione arsimore publike (3 shkolla: “Kuvendi i Arbërit”, “Gjon Serreqi”dhe “Jeronim de Rada” dhe 1 çerdhe: “Ardhmëria Jonë”, ne Ferizaj do të përfitojnë drejtpërdrejt përmes instalimit të sistemeve fotovoltaike për gjenerimin e energjisë efiçiente. Për më tepër, projekti vetëdijeson të rinjtë dhe të rejat e komunës sonë për mundësitë që ofron përfshirja në sektorin e energjisë së ripërtërishme dhe në aktivitetet për mbrojtjen e ambientit.

Projekti i dytë ka të bëjë me Prioritetin 2 të Thirrjes: “Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore”.

Ndër të tjera aktivitete, projekti mundëson restaurimin dhe konservimin e njërit prej objekteve më të vjetra në komunën tonë, ish shkollës “Jerondim de Rada”, duke e adaptuar atë në qendër të trashëgimisë kulturore, me funksionalizimin adekuat të ambienteve përcjellëse.

Në ditët në vijim, po punohet me përkushtim që në partneritet me komunën e Çairit dhe në bashkëpunim me ekspertët e angazhuar, të përgatiten që suksesshëm të tejkalojmë fazën e dytë të përzgjedhjes duke hapur rrugë që ky investim i çmuar i BE-së të arrijë fuqishëm tek qytetarët ferizajas duke përmirësuar ndjeshëm të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img