31,07,2025

Komuna e Ferizajt reagon ndaj raportit të GAP-it për transparencën buxhetore: “Nuk mund të ketë dy të vërteta – jemi kampionë të transparencës”

Must Read

Ferizaj, 30 Korrik 2025 – Komuna e Ferizajt ka reaguar zyrtarisht ndaj publikimit të fundit nga Instituti GAP, lidhur me “Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave”, ku kjo komunë është vlerësuar me 47.5 pikë. Zyrtarët komunalë e konsiderojnë këtë vlerësim të padrejtë dhe jo objektiv, duke theksuar se Ferizaj mbetet një nga komunat më transparente në vend.

Në reagimin zyrtar të komunës thuhet se menjëherë pas publikimit të indeksit, i është dërguar reagim me shkrim Institutit GAP, ku janë kërkuar sqarime për metodologjinë dhe përjashtimin e dokumenteve që, sipas komunës, janë dorëzuar në kohë dhe në përputhje me kriteret e vlerësimit.

“Nuk mund të ketë dy të vërteta. Komuna e Ferizajt është kampione e transparencës në nivel vendi. Nuk marrim përgjegjësi për dështimet teknike të GAP-it”, thuhet në deklaratë, duke nënvizuar se dokumentet e dërguara nuk janë marrë parasysh për shkak të problemeve teknike që nuk kanë qenë në kompetencë të komunës.

Zyrtarët lokalë e konsiderojnë këtë raport si cenues për një bashkëpunim të gjatë e korrekt me institutin në fjalë dhe kërkojnë që ky gabim të korrigjohet. “Pa asnjë kërkesë për sqarim shtesë, dhe pa ndjekur praktikën e komunikimit të ndërsjellë si viteve të kaluara, është bërë një publikim i nxituar dhe i padrejtë.”

Komuna rikujton se vetëm pak javë më parë, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ishte shpallur “Kampione e Transparencës në Kosovë”, ndërsa edhe vetë GAP vitin e kaluar e kishte vlerësuar me 95 pikë për transparencë buxhetore. “Si është e mundur një rënie e tillë pa asnjë bazë logjike apo profesionale?”, pyetet në deklaratë.

“Ferizajasit njohin transparencën e qeverisjes lokale, së cilës i dhanë besim dhe çdo ditë i japin mbështetje në punët e nismat në dobi të tyre”, përfundon reagimi i Komunës së Ferizajt, duke theksuar se përkushtimi ndaj qeverisjes së hapur dhe llogaridhënëse do të vazhdojë të jetë prioritet edhe në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

BE nis më 12 tetor sistemin biometrik të hyrjes/daljes – prek edhe qytetarët e Kosovës

Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img