31,01,2025

Komuna e Ferizajt pritet që të bashkëpunojë me shoqatën “Handikos” nga Gjilani

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj Kemajl Emini, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim menaxherin e “Handikosit”, nga Komuna e Gjilanit Fatmir Shurdhani.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi dhe bashkërenditja e veprimeve për ofrimin e shërbimeve sipas projektit “Fuqizimi i reziliencës së personave të moshuar dhe personave me aftësi të kufizuara përmes lehtësimit të qasjes në shërbime publike dhe ofrimit të kujdesit psikologjik dhe mjekësor”, ku përfituese e projektit të UNDP –së është “Handikosi “ ne Gjilan.

Me këtë rast drejtori Emini, ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen rreth këtij projekti, që është i një rëndësie shumë të madhe për personat me nevojë, ndërsa ka theksuar se në kuadër të objektivave të kësaj drejtorie dhe politikave sociale do të mbështesë personat me nevoja te veçanta si dhe të gjitha familjet që kanë nevojë.

Ndërsa menaxheri i “Handikosit” Fatmir Shurdhanit, ka thënë se projekt ju dedikohet personave që kanë nevojë për shërbime psikologjike-sociale, shëndetësore me theks të vecantë personave që kanë nevojë të domosdoshme për trajtimin në fjalë, si dhe ofrimi i shërbimeve do të jetë përmes klinikes mobile te “Handikos-it” ku përfituese do të jetë edhe Komuna e Ferizajt.
Në këtë takim u kërkua që të bëhet edhe një listë përmes Qendrës për Punë Sociale si dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare që të paraqesin listën e klientëve që do të jenë të mundshme në marrjen e këtyre shërbimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img