25,11,2024

Komuna e Ferizajt po punon në mbi 30 projekte infrastrukturore

Must Read

Pavarësisht motit i cili është duke mbretëruar në Komunën e Ferizajt, në realizim e sipër janë edhe një sërë projektesh infrastrukturore.

Sipas drejtorit të infrastrukturës, në Komunën e Ferizajt, Gafurr Ilazit, deri më tani janë shpallur mbi 80 tenderë sa i përket infrastrukturës , ndërsa tash për tash në procedurë e sipër janë edhe mbi 25 procedura të tjera të tenderimit.

“26 projekte kanë përfunduar, ndërsa në 31 projekte është duke u punuar. Kryesisht është duke u punuar në asfaltimet e rrugicave, në kanalizime të ndryshme. Është duke u punuar në fshatin Sojeve, Dardani, Mirosalë, në rrugën “Atanas Atanasi” në rrugën “Sherret” në fshatin Pleshinë, po punohet në fshatin Gaçkë, në rrugën përgjatë hekurudhës që shpije deri tek “As Pterolli””, ka thënë drejtori Ilazi.

U bë e ditur se shumë shpejt do të bëhet edhe përzgjedhja e operatorit ekonomik për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës, Babush-Tërn-Lubovc dhe Koshare.

“Është duke u punuar edhe në projektin që ka filluar nga Ministria e Infrastrukturës, në projektin e rrugës, Prelez i Jerlive, Muhovc dhe Lloshkobare. Presim së shpejti që të zgjedhet edhe operatori ekonomik pasi që ka pasur disa probleme për rrugën Babush-Tërrn-Lubovc-Koshare dhe Slivovë”, ka përfunduar drejtori Ilazi.
U bë e ditur se Drejtoria e Infrastrukturës e Komunës së Ferizajt, ka pasur të alokuara mbi 4 milion euro, ndërsa janë shpenzuar mbi 2 milion euro që do të thotë rreth 53 për qind e buxhetit të alokuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img