Ferizaj

Komuna e Ferizajt po i trajton qentë e pazot

By FerizajPress

September 24, 2017

Ferizaj.24.09.20117. Komuna e Ferizajt reagon ndaj informacioneve të plasuara sot në media, sipas të cilave qentë endacakë e kanë pushtuar qytetin, ndërsa Komuna nuk po ndërmerr asgjë për eliminimin e tyre.

Drejtoria e Bujqësisë e Ferizajt konsideron se problemi i qenve endacakë, është problem i tërë Kosovës dhe i rajonit; se tashmë ka përfunduar trajtimi i 1300 qenve endacakë në komunën e Ferizajt dhe se do të vazhdojnë fazat tjera të trajtimit të tyre, që kanë për qëllim paaftësimin e qenve të pazot për t’u shumuar; se ka raste kur në mënyrë të organizuar sillen qen endacakë nga komunat tjera dhe shkarkohen në Ferizaj dhe se ngritja e këtij problemi në fillim të fushatës zgjedhore, nuk është i rastësishëm, duke marrë parasysh se qentë e pazot janë problem i vjetër me dekada.