29,04,2024

Komuna e Ferizajt me rastin e 8 Prillit, Uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Must Read

Të nderuar bashkëqytetar të komunitetit Rom në Republikën e Kosovës dhe të Komunës së Ferizajt.
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Komunës së Ferizajt të ju uroj “Ditën Ndërkombëtare të Romëve”duke ju dëshiruar sukses dhe progres në të gjitha poret e jetës qytetare dhe Institucionale .
Komuniteti i Rom i Komunës së Ferizajt, është pjesë e pandashme dhe përbërëse e shoqërisë sonë dhe i Integruar plotësisht në të gjitha Instancat organizative dhe përbërëse të Institucionit të Komunës.
Synim i ynë i përbashkët është që të krijojmë kushte për të gjithë qytetarët tanë ,pjesëtarët e komuniteteve ,duke pasur përkushtim të veçantë edhe për komunitetin Romë të Komunës së Ferizajt, i cili është i organizuar mirë dhe shijon çdo të mirë publike të pushtetit dhe trajtohet i barabartë .
Komuna e Ferizajt ka pasur dhe do të ketë përkushtim dhe vëmendje të veçantë mbi nevojat e komunitetit Rom,dhe ata çdo herë do të kenë mbështetjen tonë ,dhe do të përkrahen edhe në shumë projekte kapitale të vitit 2017,në mënyre që të krijojmë kushte më të mira për jetë dhe integrimin e plotë të tyre.
Ne kemi përkrahur çdo herë kërkesat e komunitetit rom,dhe kemi arritur të realizojmë shumicën e tyre,duke ju mundësuar kushte më të mira për jetë,dhe mbrojtur e kultivuar traditën dhe kulturën e tyre tradicionale.
Të gjitha këtyre rezultateve të arritura ne ju gëzohemi bashkë,dhe vazhdojmë përkushtimin tonë të përbashkët për progres dhe rezultate tjera të reja.
Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve
Sinqerisht : Nënkryetari i Komunës për Komunitete në Ferizaj.
Asllan KRUEZI.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img